be moldavia zgjodhi evropen para rusise ne zgjedhjet kyc 68da54d3a8636

BE: Moldavia zgjodhi Evropën para Rusisë në zgjedhjet kyç

September 29, 2025
1 minut lexim

Bashkimi Evropian e ka përshëndetur të hënën rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Moldavi, duke thënë se ai tregoi se vendi i vogël i Evropës Lindore është vendosur qartë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Partia e presidentes së Moldavisë, Maia Sandu, pritet të dalë e para në zgjedhjet vendimtare, megjithëse u përball me një fushatë dezinformimi që besohet se u orkestrua nga Kremlini. Por, fituesi i vërtetë mund të jetë Brukseli.

PAS, partia properëndimore në pushtet e Moldavisë, shënoi fitore të thellë ndaj rivalit të saj të afërt me Rusinë në zgjedhjet e së dielës, sipas rezultateve të publikuara të hënën.

PAS-i parashikohet t’i ketë marrë të paktën 55 nga 101 ulëse në Parlament.

Ky rezultat është tronditës, duke pasur parasysh se shumë sondazhe para votimit parashikonin garë shumë të ngushtë, ndërsa Kremlini kishte bërë përpjekje të mëdha për ta ndryshuar rezultatin në të mirë të vetin.

“Populli i Moldavisë foli dhe mesazhi i tyre është i qartë dhe i fortë”, shkroi në X Antonio Costa, presidenti i Këshillit të BE-së që përfaqëson 27 vendet anëtare bllokut evropian

“Ata zgjodhën demokracinë, reformën dhe një të ardhme evropiane, përballë trysnive dhe ndërhyrjeve nga Rusia”, tha Costa.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Moldavia votoi qartësisht për Evropën, demokracinë dhe lirinë.

“Dyert tona janë të hapura. Dhe, ne do të jemi me ju në çdo hap të rrugës”, shtoi ajo.

Brukseli ka qenë i merakosur për javë të tëra para zgjedhjeve të 28 shtatorit në një Moldavi të gjendur mes Ukrainës dhe Rumanisë, anëtares së NATO-s dhe BE-së.

Një fitore proruse do të kishte përbërë goditje të rëndë për krahun lindor të BE-së, në një kohë kur Moska ka shfaqur guxim për ta testuar vendosmërinë e Perëndimit teksa vazhdon të fitojë terren në fushëbetejat e Ukrainës. / REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

parandalohet trafikimi i nje te miture drejt kosoves arrestohet ne morine 22 vjecari nga berati pranga edhe mikut te tij 68da546ed5f36
Lajmi i mëparshëm

Parandalohet trafikimi i një të miture drejt Kosovës, arrestohet në Morinë 22-vjeçari nga Berati, pranga edhe mikut të tij

dua te martohem sa me shpejt vittorio sgarbi rikthehet fuqishem pas betejes me depresionin 68da5685bf1e4
Lajmi i radhës

“Dua të martohem sa më shpejt”/ Vittorio Sgarbi rikthehet fuqishëm pas betejës me depresionin

Të fundit nga

ShkoLartë