be miraton paketen e 18 te te sanksioneve kunder rusise 687a1788a5e8f

​BE miraton paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë

July 18, 2025
1 minut lexim

Vendet e Bashkimit Evropian janë pajtuar të premten për miratimin e një pakete të re sanksionesh kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, si dhe për uljen e çmimit tavan për eksportet e naftës ruse.

Shefja e Diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas ka thënë seBashkimi Evropian sapo ka miratuar një nga paketat më të fuqishme të sanksioneve ndaj Rusisë deri më tani.

“Ne po e shkurtojmë edhe më tej buxhetin e luftës së Kremlinit, duke goditur edhe 105 anije të tjera të flotës së errët, ndihmësit e tyre dhe duke kufizuar qasjen e bankave ruse në financime. Gazsjellësit Nord Stream do të ndalohen. Do të vendoset një kufi më i ulët për çmimin e naftës”, ka shkruar Kallas në platformën sociale X.

Ai tha po ashtu se: “Ne po ushtrojmë më shumë presion ndaj industrisë ushtarake të Rusisë, bankave kineze që ndihmojnë në shmangien e sanksioneve dhe po ndalojmë eksportet e teknologjisë që përdoret në dronë. Për herë të parë, po sanksionojmë një regjistër flamuri dhe rafinerinë më të madhe të Rosneft-it në Indi”.

Kallas ka shkruar po ashtu se sanksionet e BE godasin gjithashtu ata që indoktrinojnë fëmijët ukrainas.

“Ne do të vazhdojmë të rrisim koston për Rusinë, derisa ndalimi i agresionit të bëhet rruga e vetme përpara për Moskën”, shkruan ajo. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shba te miratojne legjislacionin e pare te madh kombetar per kriptovalutat 687a171197192
Lajmi i mëparshëm

​SHBA-të miratojnë legjislacionin e parë të madh kombëtar për kriptovalutat

guvernatori sllaveski ne takim me studentet dhe praktikantet ne banken popullore 687a1a951aeaa
Lajmi i radhës

Guvernatori Sllaveski në takim me studentët dhe praktikantët në Bankën Popullore

Të fundit nga

ShkoLartë