Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, është takuar me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Sipas njoftimit të BE-së në Kosovë, në takim është diskutuar për garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet në Kosovë.
Kjo në përputhje me të drejtat e njeriut dhe parimet e sundimit të ligjit.
“Diskutuam për garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet, në përputhje me të drejtat e njeriut dhe parimet e sundimit të ligjit, në mënyrë që të gjithë të ndihen të sigurt. BE-ja do t’i mbështesë këto përpjekje”, ka deklaruar Schuebel.
Burimi: botasot.info


