be kundershton kercenimin e trump per tarifa 100 6a3f9808dbdf2

BE kundërshton kërcënimin e Trump për tarifa 100%

June 27, 2026
1 minut lexim

Komisioni Evropian ka dënuar kërcënimin e presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave deri në 100% ndaj importeve nga vendet që miratojnë taksa të reja për shërbimet digjitale të gjigantëve amerikanë të teknologjisë.



Brukseli paralajmëroi se do të reagojë me shpejtësi dhe vendosmëri nëse Uashingtoni ndërmerr një hap të tillë.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian deklaroi se Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare kanë të drejtën sovrane të rregullojnë aktivitetet ekonomike në territorin e tyre, në përputhje me vlerat demokratike dhe angazhimet ndërkombëtare.

Sipas tij, ”çdo masë e njëanshme që synon të ndëshkojë politika të tilla legjitime është e pajustifikuar”.

Ai theksoi se BE-ja do të mbrojë të drejtat dhe autonominë e saj rregullatore nëse kërcënimet zbatohen.

Presidenti Trump kishte paralajmëruar më herët se çdo vend evropian që vendos taksa të reja mbi shërbimet digjitale do të përballet me tarifa 100% për të gjitha mallrat që eksporton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, ai tha se ”këto tarifa do të zëvendësonin marrëveshjet ekzistuese tregtare, pavarësisht nëse ato janë nënshkruar apo zbatuar”.

Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja arritën vitin e kaluar një marrëveshje tregtare për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes mbi tarifat. Megjithatë, zbatimi i plotë nga ana e BE-së u shty, ndërsa në muajin maj shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian miratuan dispozita mbrojtëse.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shperthejne protestat kunder hamasit ne gaza 6a3f7be9d0574
Lajmi i mëparshëm

Shpërthejnë protestat kundër Hamasit në Gaza

dauti bdi deshtoi ne protesten kunder deshtimeve te veta vlen po sjell zgjidhje konkrete 6a3fa0e13683c
Lajmi i radhës

Dauti: BDI dështoi në protestën kundër dështimeve të veta, VLEN po sjell zgjidhje konkrete

Të fundit nga

Shpërthejnë protestat kundër Hamasit në Gaza

Qindra palestinezë kanë dalë në protesta kundër Hamasit në disa zona të Rripit të Gazës, sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale. Protestat ishin planifikuar disa javë më herët nga aktivistë
ShkoLartë