be ja jep 7 5 milione euro per sektorin energjetik ne kosove 68acd8035180a

BE-ja jep 7.5 milionë euro për sektorin energjetik në Kosovë

August 25, 2025
1 minut lexim

Bashkimi Evropian ka ndarë 7.5 milionë euro shtesë për Kosovën në kuadër të Pakos së Mbështetjes Energjetike (IPA 2023), duke rikonfirmuar përkushtimin e tij për tranzicionin e gjelbër dhe energjinë e pastër në vend.

Sipas Zyrës së BE-së në Kosovë, fondet janë disbursuar më 19 gusht 2025 dhe bëjnë pjesë në ndihmën e përgjithshme prej 75 milionë eurosh që Bashkimi Evropian ka ofruar deri tani për sektorin energjetik në Kosovë.

Kjo mbështetje ka sjellë rezultate konkrete: mbi 200,000 familje kanë marrë ndihmë për pagesën e faturave të energjisë, më shumë se 3,600 shtëpi janë rinovuar për efiçiencë energjetike, 28 objekte banesore të familjeve të cenueshme janë në proces rinovimi, ndërsa mbi 40,000 familje dhe 154 biznese janë pajisur me panele solare dhe teknologji të kursimit të energjisë.

“BE-ja qëndron pranë Kosovës dhe popullatës së saj në rrugën drejt energjisë së qëndrueshme, dekarbonizimit dhe sigurisë energjetike”, theksohet në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident me vdekje ne vore automjeti perplas kembesorin 68acd7999d3c6
Lajmi i mëparshëm

Aksident me vdekje në Vorë, automjeti përplas këmbësorin

netanyahu kerkon falje per sulmin ne spitalin e gazes e cileson aksident 68acd9163aa4f
Lajmi i radhës

Netanyahu kërkon falje për sulmin në spitalin e Gazës, e cilëson `aksident`

Të fundit nga

ShkoLartë