be ja gati ti vendose tarifa shba se nese ska marreveshje 6874d17d8fcaf

BE-ja – gati t’i vendosë tarifa SHBA-së, nëse s’ka marrëveshje

July 14, 2025
1 minut lexim

Bashkimi Evropian ka përgatitur një listë tarifash – në vlerë prej 21 miliardë eurosh – për mallrat amerikane, nëse dy palët nuk arrijnë marrëveshje tregtare, tha ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi të shtunën se do të vendosë tarifa prej 30% për importet nga Meksika dhe Bashkimi Evropian, nisur nga 1 gushti, pasi negociatat disajavore me partnerët kryesorë tregtarë të SHBA-së dështuan të sjellin marrëveshje.

Duke folur për gazetën Il Messaggero, Tajani tha gjithashtu se, për të ndihmuar ekonominë e Eurozonës, Banka Qendrore Evropiane duhet të shqyrtojë një program të ri për blerjen e bonove dhe ulje të reja të normave të interesit.

Bashkimi Evropian tha të dielën se do të shtyjë marrjen e masave hakmarrëse kundër SHBA-së deri në fillim të gushtit, me shpresën se do të arrihet një marrëveshje përmes negociatave.

Tajani tha se paketa prej 21 miliardë eurosh tarifa, që BE-ja ka përgatitur, mund të pasohet me një rund të dytë masash, nëse nuk ka marrëveshje me SHBA-në.

Megjithatë, ai tha se beson se mund të ketë përparim në negociata.

“Tarifat i dëmtojnë të gjithë, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara”, tha Tajani.

“Nëse tregjet e aksioneve bien, një gjë e tillë do t’i vinte në rrezik pensionet dhe kursimet e amerikanëve”, shtoi ai.

Sipas tij, qëllimi duhet të jetë “zero tarifa” dhe një treg i hapur mes Kanadasë, Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Evropës.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha të dielën se do të punojë në mënyrë intensive me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për të zgjidhur konfliktin tregtar me Shtetet e Bashkuara.

Te konflikti i tillë vjen kur dy ose më shumë vende vendosin tarifa ose barriera të tjera tregtare ndaj mallrave dhe shërbimeve që importohen nga njëri-tjetri, për të mbrojtur prodhimet vendore ose për të fituar avantazh ekonomik..REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

afere tradhtie vellai i liridones perballet me naim murselin ne gjykate 6874d054aac5a
Lajmi i mëparshëm

“Aferë tradhtie”, vëllai i Liridonës përballet me Naim Murselin në gjykatë

bitcoin kapercen vleren rekord te 120 mije dollareve 6874d32198918
Lajmi i radhës

Bitcoin kapërcen vlerën rekord të 120 mijë dollarëve

Të fundit nga

Real Madridi përballet me Valencian

Në një mbrëmje me tension të lartë në Mestalla, Real Madridi përballet me Valencian në një ndeshje kyçe të LaLiga EA Sports, me pasoja të rëndësishme për të dyja skuadrat. Los Blancos
ShkoLartë