Bashkimi Europian po përgatit masa të reja sanksionuese ndaj Rusisë, ndërsa vendet anëtare kanë propozuar një numër më të madh emrash për t’u përfshirë në listën e zezë të BE-së.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, deklaroi se fillimisht ishte parashikuar një numër i kufizuar shtesash në listën e sanksioneve, por propozimet e vendeve anëtare kanë qenë më të shumta.
“Ne nisëm me një numër të kufizuar shtesash të reja në listën e zezë të BE-së, por shtetet anëtare kanë propozuar shumë më tepër”, tha Kallas.
Kallas u ndal edhe te sulmet hibride, duke theksuar se shfaqen në vende të ndryshme europiane. Ajo vlerësoi se këto zhvillime mund të shërbejnë si një sinjal alarmi për shtetet që deri tani nuk kanë qenë mjaftueshëm të vendosura në përballjen me kërcënimet që lidhen me Rusinë.
“Duke parë këto sulme hibride në të gjithë Europën, mendoj se ato mund t’u japin një zgjim vendeve që ndoshta nuk janë treguar aq të vendosura në këtë drejtim”, u shpreh ajo.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së theksoi se, nëse Europa dëshiron t’i japë fund luftës, nevojitet një angazhim më i madh nga të gjitha vendet.
Burimi: botasot.info


