be izraeli duhet ti jape fund operacioneve ushtarake ne liban 69cabc4641590

BE: Izraeli duhet t’i japë fund operacioneve ushtarake në Liban

March 30, 2026
1 minut lexim

“Izraeli duhet t’i japë fund operacioneve të tij ushtarake në Liban.” Kështu deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Anuar El Anouni, në lidhje me urdhrin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu drejtuar ushtrisë për të zgjeruar më tej zonën e sigurisë në Liban.



“Ne tashmë e kemi shprehur shumë qartë qëndrimin tonë të hershëm në lidhje me situatën në Libanin jugor. Ne i kemi kërkuar dhe vazhdojmë t’i kërkojmë Izraelit të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Libanit. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje të gjitha palëve të zbatojnë kushtet e marrëveshjeve të armëpushimit të 27 nëntorit 2024 dhe të zbatojnë plotësisht Rezolutën 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke u përmbajtur nga çdo veprim që do të shkaktonte zhvendosje të mëtejshme. E përsëris, situata në terren, përfshirë edhe nga një perspektivë humanitare, është serioze. Ne i dënojmë fuqimisht kërcënimet dhe sulmet e Houthi-ve në Detin e Kuq dhe më gjerë. Ata rrezikojnë ta tërheqin Jemenin në luftën rajonale dhe të rrisin jo vetëm konfliktin, por edhe paqëndrueshmërinë rajonale, si dhe të ndikojnë në tregtinë globale dhe lirinë e lundrimit”, tha ai.

Lidhur me mundësinë e zgjerimit të misionit Aspides Anouni shtoi se “ne nuk spekulojmë mbi ndryshimet e mundshme.”

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kryetari i komunes se dibres fisnik mela pret zevendesministren e transportit kaltrina zekolli shaqiri promovohen projekte infrastrukturore ne kosovrast 69cabbe3092ee
Lajmi i mëparshëm

Kryetari i Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, pret Zëvendësministren e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri – promovohen projekte infrastrukturore në Kosovrast

kasami i prere korridori 8 do te kaloje nga struga 69cabd2d87116
Lajmi i radhës

Kasami i prerë: Korridori 8 do të kalojë nga Struga

Të fundit nga

ShkoLartë