be investon 5 2 milione euro ne ndertimin e nje shkolle ne prizren 68c1bfaf150cc

BE investon 5.2 milionë euro në ndërtimin e një shkolle në Prizren

September 10, 2025
1 minut lexim

Në lagjen “Dardania 2” në Prizren është përuruar njëra ndër shkollat më të mëdha, një investim i Bashkimit Evropian në vlerë prej 5.2 milionë eurosh.

Ky objekt shkollor do t’u ofrojë nxënësve dhe mësimdhënësve kushte bashkëkohore në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

“Është një objekt më standarde shumë të mira, i jemi falënderues Bashkimit Evropian që kanë investuar, por edhe të gjithë atyre që kanë kontribuar në mënyrë që ky projekt të realizohet. Krijon kushte shumë të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit, inventarizimi ende nuk ka përfunduar, por do të ketë ende pajisje të reja”, ka thënë Shaqir Totaj, kryetari i Prizrenit.

Edhe drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj Gutaj, ka falënderuar Bashkimin Evropian, që ia besoi këtë projekt të madh Prizrenit.

“Nuk ka më bukur dhe më mirë që në këtë fillim shtatori, t’i hapim dyert e një foleje të dijes, duke i dhënë forcë një projekti madhështor të BE-së”, ka thënë ajo.

“Kjo shkollë, nuk është thjeshtë një ndërtesë, ajo është një hap i madh drejt së ardhmes, brenda këtyre mureve, do të rriten breza që do të qojnë përpara dijen, kulturën dhe vlerat e qytetit”, ka deklaruar në anën tjetër Belkize Shehu, drejtoresha e shkollës.

Në realizimin e këtij projekti ka dhënë kontribut edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Shkolla, e ndërtuar sipas standardeve moderne evropiane, ka 24 dhoma mësimi, kabinete, laboratorë, si dhe hapësira për parashkollorë.

Përveç kësaj, shkolla posedon edhe sallë për edukatë fizike dhe zyra administrative për personelin mësimor.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump reagon pas rrezimit te droneve ruse ne poloni ja ku jemi 68c1bec3127e2
Lajmi i mëparshëm

Trump reagon pas rrëzimit të dronëve rusë në Poloni: Ja ku jemi…

hapet testament i pippo baudo nje pjese e madhe e pasurise shkon per sekretaren 68c1c0d12091c
Lajmi i radhës

Hapet testament i Pippo Baudo, një pjesë e madhe e pasurisë shkon për sekretaren

Të fundit nga

​Ngjarjet e datës 16 dhjetor

Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të projektit – Drejtësia Sociale për Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët, financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), mban konferencë me temën “Avancimi e
ShkoLartë