be hetim ndaj google hetim antitrust dyshohet se po abuzon me te dhenat e perdoruesve 6938456676d12

BE hetim ndaj Google, hetim ‘antitrust’, dyshohet se po abuzon me të dhënat e përdoruesve

December 9, 2025
1 minut lexim

Bashkimi Evropian ka hapur një hetim ‘antitrust’ ndaj Google, pjesë e gjigantit amerikan Alphabet, për përdorimin e përmbajtjes online të botuesve dhe videove në YouTube për trajnimin e modeleve të tij të inteligjencës artificiale.

Komisioni Evropian shprehu shqetësimin se Google mund të jetë duke përdorur përmbajtjen e botuesve për përmbledhjet e gjeneruara nga AI, të njohura si AI Overviews, pa ofruar kompensim të drejtë dhe pa u dhënë atyre mundësinë për të refuzuar. Të njëjtat shqetësime vlejnë edhe për përdorimin e videove të publikuara nga përdoruesit në platformën YouTube.

Ky është hetimi i dytë ndaj Google brenda më pak se një muaji dhe pasqyron rritjen e shqetësimeve në BE mbi dominimin e kompanive të mëdha teknologjike në teknologjitë e reja, çka mund të përjashtojë konkurrentët nga tregu. Rasti mund të përshkallëzojë gjithashtu tensionet me Shtetet e Bashkuara, pasi ligjet evropiane të miratuara vitet e fundit janë kthyer në një pikë të ndjeshme në marrëdhëniet me Uashingtonin.

Google mund të jetë duke abuzuar me pozitën e tij dominuese si motor kërkimi, duke vendosur kushte të padrejta tregtare për botuesit, përmes përdorimit të përmbajtjes së tyre për të ofruar shërbimet e veta të bazuara në inteligjencën artificiale,” deklaroi komisionerja evropiane për konkurrencën, Teresa Ribera.

Ajo theksoi se “një ekosistem i shëndetshëm informimi varet nga burimet që kanë botuesit për të prodhuar përmbajtje cilësore” dhe se BE “nuk do të lejojë që ‘portierët’ e tregut të diktojnë këto zgjedhje”.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nuk kemi asnje arsye per te zvogeluar presionin ndaj rusise thote kryeministri estonez 693843b3b63a6
Lajmi i mëparshëm

Nuk kemi asnjë arsye për të zvogëluar presionin ndaj Rusisë – thotë kryeministri estonez

drejtimi i spak me guxim fbi britanike i jep cmim mirenjohjeje altin dumanit 69384873314e8
Lajmi i radhës

“Drejtimi i SPAK me guxim”, “FBI” britanike i jep çmim mirënjohjeje Altin Dumanit

Të fundit nga

ShkoLartë