be do ti jape raketa ukraines po shqyrtohet edhe kredia 140 miliarde euro me parate e ngrira ruse qe ndodhen ne belgjike 68fcb9a54d819

BE do t’i japë raketa Ukrainës/ Po shqyrtohet edhe kredia 140 miliardë euro me paratë e ngrira ruse që ndodhen në Belgjikë

October 25, 2025
1 minut lexim

Kryeministri britanik Keir Starmer i bëri thirrje aleatëve të “përfundojnë punën” me asetet ruse të ngrira, duke theksuar se fondet duhet të zhbllokohen për të mbështetur Ukrainën.

Në një takim me presidentin Volodymyr Zelensky në Londër, Starmer tha se vendet aleate duhet të rrisin ndihmën për raketa me rreze të gjatë veprimi, të cilat janë thelbësore për mbrojtjen e Kievit.

“Mund të bëjmë më shumë për aftësitë ushtarake, veçanërisht ato me rreze të gjatë, dhe të përshpejtojmë bashkëpunimin për garancitë e sigurisë”, deklaroi ai.

Starmer shtoi se Britania është gati të lëvizë në të njëjtën linjë me Bashkimin Europian, për të çuar përpara planin që do të lejojë përdorimin e fondeve të ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën. Takimi në Londër u zhvillua në prani të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, si dhe kryeministrave të Danimarkës dhe Holandës, ndërsa liderë të tjerë, përfshirë Emmanuel Macron, morën pjesë online.

Më herët gjatë ditës, Zelensky u takua edhe me Mbretin Charles III, në takimin e tyre të tretë për këtë vit. Ndërkohë, SHBA dhe BE kanë njoftuar këtë javë sanksione të reja ndaj energjisë ruse, për të dobësuar ekonominë e luftës së Kremlinit. BE-ja po shqyrton gjithashtu një huazim prej 140 miliardë eurosh, të mbështetur nga asetet e ngrira ruse, por Belgjika ka kundërshtuar planin për shkak të pasojave ligjore, pasi shumica e fondeve ndodhen në territorin e saj.Pavarësisht kësaj, Zelensky e cilësoi vendimin si një sinjal të fortë politik për mbështetjen ndaj Ukrainës. Ai përsëriti thirrjen për armë të avancuara, pasi kërkesa e tij për raketat amerikane Tomahawk u refuzua javën e kaluar në Uashington nga presidenti Donald Trump.

Në përfundim të takimit, Starmer njoftoi se Britania do të përshpejtojë prodhimin e raketave mbrojtëse ajrore, duke synuar dërgimin e më shumë se 5 mijë armëve të tilla në Ukrainë gjatë dimrit. Keir Starmer THA SE Do të vazhdojmë të qëndrojmë krah Ukrainës derisa kjo luftë të përfundojë.”

 


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

alfa romeo ndryshon strategjine per veturat e medha 68fcb7af13e01
Lajmi i mëparshëm

Alfa Romeo ndryshon strategjinë për veturat e mëdha

kurti veprimi dhe bashkepunimi qytetar fuqizojne teknologjine e hapur 68fcbecfa1fa8
Lajmi i radhës

Kurti: Veprimi dhe bashkëpunimi qytetar fuqizojnë teknologjinë e hapur

Të fundit nga

ShkoLartë