BDI LOGO GAZETA MK

BDI: VLEN dështoi! As mbështetësit e dikurshëm nuk iu përgjigjën thirrjes – mashtrimet dhe nënçmimet nuk mobilizojnë më askënd

October 1, 2025
1 minut lexim

Konventa promovuese e koalicionit VLEN, e mbajtur mbrëmë në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, e dëshmoi qartë realitetin politik: qytetarët po se po, por edhe mbështetësit e dikurshëm i kanë braktisur. Pavarësisht  propagandës së shfrenuar dhe presioneve të paligjshme të pushtetit, salla mbeti me ulëse të zbrazura, ndërsa atmosfera e gjallë e vërtetë rrihte nëpër çarshitë shqiptare, nga Shkupi e Kumanova, në Gostivar, Tetovë, Kërçovë e deri në Strugë.

Populli nuk u përgjigj thirrjes për të mbështetur një projekt që tashmë ka humbur çdo kredibilitet dhe është shndërruar në mashtrim të madh. Shkaku është i qartë: VLEN nuk ka përmbushur asnjë, absolutisht asnjë nga premtimet e dhëna. Nga fjalët e mëdha të fushatës, sot kanë mbetur vetëm zhgënjimi dhe mashtrimet e zbuluara:

•Premtuan 2.500 punësime, qytetarët përfunduan me zero.
•Premtuan 10.000 euro për çdo qytetar, qytetarët përfunduan me zero.
•Premtuan Akademi të Shkencave shqiptare, e sollën Dodikun dhe donacionet serbe.
•Premtuan bankë shqiptare, e sollën bankën serbe.
•Premtuan ndryshime kushtetuese dhe integrim europian, e sollën “botën serbe”.
•Premtuan programe kombëtare, e sollën MTEL-in serb.
•Premtuan respektim të Marrëveshjes së Ohrit, e dorëzuan në duart e putinistit Ivan Stoilkoviq.

Konventa e vakët e VLEN-it është fotografia më e qartë e dështimit të tyre. Shqiptarët tashmë e kanë dhënë gjykimin e tyre: ata nuk u besojnë më, i kanë braktisur dhe i shohin ashtu siç janë – si degë e VMRO-së te shqiptarët.

Më 19 tetor, qytetarët do ta vulosin me votë këtë verdikt: VLEN është mashtrim, është “frankenshtajni” politik i Mickoskit, ndërsa BDI mbetet adresa e vetme e shqiptarëve për përfaqësim të fuqishëm, dinjitoz dhe europian.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

bllokimi i qeverise amerikane reagon ambasada e shba ne tirane sherbimet e pasaportave dhe vizave 68dcdb80d6ab6
Lajmi i mëparshëm

Bllokimi i qeverisë amerikane, reagon ambasada e SHBA në Tiranë: Shërbimet e pasaportave dhe vizave…

greqi greve e pergjithshme kunder oreve shtese te punes 68dcdbb3567df
Lajmi i radhës

Greqi: Grevë e përgjithshme kundër orëve shtesë të punës

Të fundit nga

​Tre të vrarë në Gaza nga sulmi izraelit

Sulmet ushtarake izraelite të hënën kanë vrarë tre persona në perëndim të qytetit të Gazës, ka thënë spitali ku kanë mbërritur viktimat. Sipas Associated Press, spitali Shifa ka raportuar për vdekjet në

Shkupi pëson debakël

Skuadra e Shkupit duket se nuk do të ketë asnjë mundësi që të shpëtojë nga më e keqja, largimi nga Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut. Humbja e sotme në start
ShkoLartë