bdi vijon diskriminimi ne agjencine e kadastres jane punesuar dhe avancuar25 maqedonas dhe asnje shqiptar 688d036d25b6b

BDI: Vijon diskriminimi, në Agjencinë e Kadastrës janë punësuar dhe avancuar25 maqedonas dhe asnjë shqiptar

August 1, 2025
1 minut lexim

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar për siç thonë ata përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga institucionet e shtetit, veçanërisht nga institucionet e administratës shtetërore dhe publike.

“Rasti i fundit në Agjencinë e Kadastrës së Pasurisë së Patundshme, ku bilanci i avansimeve dhe punësimeve të fundit është 25 me 0, është dëshmi e qartë e kësaj politike diskriminuese dhe përjashtuese

.Ky realitet është produkt i një projekti të njohur tashmë nga qytetarët si “Maqedonia sërish e jotja”, i cili nuk është më vetëm ide apo diskurs politik, por është i reflektuar hapur edhe në programin qeveritar, si dhe në programin parazgjedhor të OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit të saj.

Përmes këtij projekti, është paralajmëruar dhe tashmë është hequr mekanizmi i balancuesit, një mjet që garantonte përfaqësim të drejtë të qytetarëve nga të gjitha bashkësitë etnike në institucionet shtetërore”, thonë nga BDI.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

6000 kamione ndihmash jane gati jashte gazes okb te lejohen dhe nga toka 688d02f5177b3
Lajmi i mëparshëm

“6000 kamionë ndihmash janë gati jashtë Gazës”, OKB: Të lejohen dhe nga toka

policia me njoftim te rendesishem per qytetaret e mitrovices se jugut 688d03e52966d
Lajmi i radhës

Policia me njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Mitrovicës së Jugut

Të fundit nga

ShkoLartë