bdi ska faj ali ahmeti qe ka bashkepunuar me serbet por vlen i 68d92b97c06bb

BDI: S’ka faj Ali Ahmeti që ka bashkëpunuar me serbët, por VLEN-i

September 28, 2025
1 minut lexim

Nga BDI i kanë hedhur poshtë akuzat e koalicionit VLEN, se familjari i liderit të tyre Ali Ahmeti, i ka shitur aksionet Alta Bankës nga Serbia.
Sipas, Arbër Ademit, ata, asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e rrjeteve të huaja financiare apo vendore.
“Përkundrazi, çdo betejë e BDI-së ka qenë për barazi, për drejtësi, për rrugën euroatlantike dhe për rrënim të çdo ndikimi serb, rus apo ndonjë ndikimi tjetër që është armiqësor ndaj vendit në përgjithësi dhe ndaj shqiptarëve në veçanti”, ka deklaruar Ademi.
Më tej, Ademi ka shtuar se banka serbe mban firmën e VLEN-it.
“Konkretisht, zonja Bujare Abazi, kryetare e Komisionit për Letrat me Vlerë, më 10 shtator të këtij viti ka lejuar depërtimin e bankës serbe, Alta Banka, në Maqedoni, duke ia mundësuar kësaj banke që të blejë aksione. Pra, këtë krim institucional të cilin vetë ata e bëjnë, tentojnë t’ia mveshin dikujt tjetër. Ka vulë, ka firmë. Vula dhe firma e Vlen-it është për këtë tradhti që po ia bëjnë vendit në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti. Ata vetë janë të kapur nga bota serbe dhe akuzojnë të tjerët për të njëjtën gjë. Mirëpo kjo nuk kalon. Askënd nuk mund ta mashtrojnë për një çështje të këtillë”, ka deklaruar më tej Arbër Ademi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vendimi i selena gomez per dasmen shkakton percarje familjare 68d92773dbde0
Lajmi i mëparshëm

Vendimi i Selena Gomez për dasmën shkakton përçarje familjare

adnan azizi vlen ne njesine zgjedhore 6 do ti fitoje te gjitha komunat 68d9316e4bff0
Lajmi i radhës

Adnan Azizi: VLEN në Njësinë zgjedhore 6 do t’i fitojë të gjitha komunat

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë