bdi shteti humbi pothuajse 40 milione euro nga plani i rritjes se be se 68677b485941e

BDI: Shteti humbi pothuajse 40 milionë euro nga Plani i rritjes së BE-së

July 4, 2025
min lexim

Shkup, 4 korrik – Në hije të debaklit të madh  në Parlamentin Evropian, po kalon në heshtje lajmi se shteti ka humbur pothuajse 40 milionë euro nga Plani për Rritje të Bashkimit Evropian. Këto mjete nuk ishin simbolike.

Ato ishin të destinuara për mbështetjen e reformave që ndikojnë drejtpërdrejt në ekonominë, energjetikën, arsimin dhe standardin jetësor të qytetarëve.

Por paaftësia, mungesa e koordinimit dhe kaosi institucional u bënë pengesë edhe për tërheqjen e fondeve tashmë të aprovuara. Ministria e Energjisë ka marrë vlerësim negativ nga Brukseli për reformat që duhej të zbatoheshin deri në dhjetor t; vitit 2024, duke e lënë shtetin pa 2.1 milionë euro.

E njëjta ministri nuk i ka përmbushur as detyrimet për qershor 2025, duke humbur të paktën edhe 10 milionë euro të tjera.

Ndërkohë, edhe Ministria e Financave ka dështuar në të njëjtën mënyrë, duke humbur pjesën më të madhe të 4.2 milionëve të parashikuara. Tre ministri, tre institucione kyçe dhe asnjë ndjenjë urgjence apo përgjegjësie. Maqedonia e Veriut duhej të merrte 17 milionë euro për reformat deri në dhjetor dhe edhe 70 milionë euro për obligimet e qershorit. Në vend të kësaj, kemi një arkë reformash bosh, kredibilitet të humbur dhe një përulje të rëndë para partnerëve evropianë. Në një kohë kur rajoni përparon, shteti ynë vetë po i vë pengesa vetes, duke bllokuar rrugën jo vetëm drejt BE-së, por edhe drejt normalitetit.

Ky është një model qeverisjeje që prodhon ngecje, pasiguri dhe dëm ekonomik. Qeveria nuk e ka humbur vetëm besimin e Brukselit, ajo po e humb edhe besimin e vet qytetarëve.

Askush nuk mund të flasë për zhvillim dhe mirëqenie, ndërkohë që bllokon fondet që janë të merituara, jo të dhuruara.

BDI kërkon një sqarim urgjent: kush është përgjegjës për këtë humbje dhe çfarë do të ndërmarrë Qeveria për të mos lejuar një katastrofë tjetër?

Sepse një shtet që nuk di t’i shfrytëzojë mundësitë, nuk ka të drejtë të ankohet për pengesat. Dhe ndërkohë që qytetarët përballen me kosto të rritura, inflacion dhe kaos institucional, Qeveria lejon që 40 milionë euro të avullojnë, pa zë, pa reagim. Kjo nuk është reformë. Kjo është vetëshkatërrim.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje nga fustanet e marteses se lauren sanchez dyshohet se eshte vjedhur pas dasmes me jeff bezos 686772242ab03
Lajmi i mëparshëm

Një nga fustanet e martesës së Lauren Sanchez dyshohet se është vjedhur pas dasmës me Jeff Bezos

flake dhe tym toksik nga djegia e mbeturinave ne landfillin e elbasanit qytetaret sot proteste 686784e4c1bf7
Lajmi i radhës

Flakë dhe tym toksik nga djegia e mbeturinave në landfillin e Elbasanit, qytetarët sot protestë

Të fundit nga

ShkoLartë