bdi rruga tetove prizren nuk kalon aty bilall kasami po mashtron qytetaret 6a5b89ee6f29b

BDI: Rruga Tetovë–Prizren nuk kalon aty, Bilall Kasami po mashtron qytetarët

July 18, 2026
1 minut lexim
BDI1

BDI ka reaguar ndaj promovimit të punimeve nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke e akuzuar atë për manipulim të opinionit publik lidhur me projektin e rrugës Tetovë–Prizren informon Tetovasot.

Sipas BDI-së, lokacioni ku janë promovuar punimet nuk është pjesë e trasesë së rrugës Tetovë–Prizren, ndërsa Komuna e Tetovës nuk ka kompetencë për realizimin e një projekti të tillë, pasi bëhet fjalë për një rrugë shtetërore.

“Kur realiteti nuk prodhon sukses, pushteti prodhon gënjeshtra”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Partia opozitare thekson se: Rruga Tetovë–Prizren nuk kalon në atë lokacion;
Komuna e Tetovës nuk ka kompetencë për këtë projekt, pasi është rrugë shtetërore;
Punimet e paraqitura nuk kanë projekt themelor, leje ndërtimi dhe as shpronësim të pronave private.

Në fund të reagimit, BDI shprehet se “pa projekt dhe pa leje nuk ndërtohet rrugë, por vetëm një gënjeshtër.”Tetovasot

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

BENZINE NAFTE POMPE
Lajmi i mëparshëm

Qeveria do t’i ulë akcizat për shkak të rritjes së pritshme të çmimeve të karburanteve, tha Mickoski

izraeli planifikon te perdore krokodile per te ruajtur te burgosurit palestineze 6a5b9be728d7e
Lajmi i radhës

Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë

Të fundit nga

ShkoLartë