bdi qendrojme fuqishem krah cdo gazetari dhe intelektuali qe guxon te thote te verteten dhe te mbroje interesin publik 68b8b310cfbd1

BDI: Qëndrojmë fuqishëm krah çdo gazetari dhe intelektuali që guxon të thotë të vërtetën dhe të mbrojë interesin publik

September 3, 2025
1 minut lexim

Tetovë, 3 shtator – Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj sulmit ndaj automjetit të gazetarit Naser Selmani, duke e cilësuar atë si një akt të shëmtuar dhe të papranueshëm, që synon frikësimin dhe heshtjen e zërit kritik në vend.

Në një deklaratë për media, BDI thekson se liria e shprehjes dhe siguria e gazetarëve janë themele të çdo shoqërie demokratike, dhe se çdo përpjekje për t’i cenuar ato përbën “goditje të drejtpërdrejtë ndaj demokracisë”.

“Çdo sulm ndaj një gazetari nuk është vetëm kundër një individi, por kundër të gjithë shoqërisë. Dhe kjo nuk mund të lejohet”, thuhet në deklaratë.

BDI u ka bërë thirrje institucioneve kompetente, veçanërisht Ministrisë së Brendshme, që të identifikojnë dhe ndëshkojnë autorët dhe porositësit e këtij akti kriminal sa më shpejt të jetë e mundur. Sipas partisë, çdo vonesë ose përpjekje për mbulim të rastit do të shihet si bashkëfajësi dhe si dështim i institucioneve për të mbrojtur qytetarët dhe lirinë e fjalës.

“Ne shprehim solidaritet të plotë me gazetarin Naser Selmani dhe mbështesim të drejtën e tij për të punuar i lirë, pa frikë dhe pa presione. Qëndrojmë krah çdo gazetari dhe intelektuali që guxon të thotë të vërtetën dhe të mbrojë interesin publik”, përfundon deklarata e BDI-së.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nexhmedin sadiku dhe arben fetai ne presheve forcim i bashkepunimit mes komunave shqiptare 68b8ac6d947ab
Lajmi i mëparshëm

Nexhmedin Sadiku dhe Arben Fetai në Preshevë: Forcim i bashkëpunimit mes komunave shqiptare

ibrahimi me dautin gostivari rikthehet ne vendin e merituar 68b8b3b14464b
Lajmi i radhës

Ibrahimi: Me Dautin, Gostivari rikthehet në vendin e merituar

Të fundit nga

ShkoLartë