bdi protestoi per shfuqizimin e emrave te rrugeve ne tetove 6a3ef82159310

BDI protestoi për shfuqizimin e emrave të rrugëve në Tetovë

June 27, 2026
1 minut lexim

Bashkimi Demokratik për Integrim sot në sheshin e qytetit të Tetovës ka organizuar marsh protestues në kundërshtim të vendimin të fundit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e emrave të rrugëve dhe shesheve. Në ora 20:53, organizatorët e shpallën protestën të mbyllur, duke i falënderuar pjesëmarrësit.

Në protestën e sotme ka pasur thirrje si “UÇK”, “Bilall Beograd”, “Kush e shiti Tetovën? Bilalli!”, “Kush i ndryshoi emrat e rrugëve? Bilalli!”, “Bota serbe, jashtë Tetovës”, “Dervish Cara”, “Sot rrugët, nesër gjuha dhe identiteti” dhe parulla e thirrje të tjera.

Para fillimit të protestës foli Bajram Rexhepi, kandidati i fundit i BDI-së për kryetar të Komunës së Tetovës. Ai paralajmëroi vazhdimin e protestave, nëse Komuna e Tetovës do të anashkalojë kërkesat e qytetarëve.

“Vendimi i parë është sjellën në nëntor të vitit 2006-të, është dërguar letër në Qeveri që të merret miratim”, deklaroi Bajram Rexhepi, i cili ka deklaruar se Qeveria e kishte anashkaluar këtë kërkesë, por theksoi që vendimi ishte shpallur në Gazetën Zyrtare.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sulmet drejt anijeve ne ngushticen e hormuzit trump irani shkeli marreveshjen 6a3eef48214bd
Lajmi i mëparshëm

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

durmishi tetova tregoi pjekuri dhe nuk ra ne provokime 6a3efe82c43f5
Lajmi i radhës

Durmishi: Tetova tregoi pjekuri dhe nuk ra në provokime

Të fundit nga

ShkoLartë