bdi obsesioni i mickoskit per te zhdukur bdi ne nuk do te realizohet 68db875c68cdd

BDI: Obsesioni i Mickoskit për të zhdukur BDI-në nuk do të realizohet

September 30, 2025
min lexim

Mbrëmë, Hristijan Mickoski shpërfaqi qartë obsesionin e tij politik për të kontrolluar skenën shqiptare në Maqedoni. Deklarata e tij e fundit, ku flet për “pensionimin politik” të liderit të shqiptarëve, Ali Ahmeti, nuk është vetëm një dëshirë personale, por një vazhdim i strategjisë së tij për të dobësuar, marginalizuar dhe kontrolluar shqiptarët.

Vetëm disa ditë më parë, ai deklaroi se qëllimi i këtyre zgjedhjeve është zhdukja e BDI-së nga skena politike e vendit, dhe kështu konfirmoi atë që kemi paralajmëruar për muaj të tërë: Mickoski nuk kërkon thjesht fitore zgjedhore, por dominim mbi shqiptarët dhe përpjekje për të kontrolluar përfaqësimin e tyre.

Mickoski dhe VMRO, kur flasin për “zogj e bilbila”, i referohen vetëm “shqiptarëve të tyre të ndershëm”, ata që i kanë nën kontroll në qeveri. Por shqiptarët e vërtetë, shqiponjat e këtij vendi, nuk mund të mbyllen nën një çati politike. Më 19 tetor, shqiptarët do të tregojnë fuqinë dhe vendosmërinë e tyre, duke i dhënë përgjigjen e merituar këtij obsesioni.

Kjo platformë ideologjike e rrezikshme, vegël e projektit të famshëm të “botes serbe”, synon të imponojë politikanë shqiptarë të dobët e të nënshtruar, që heshtin vetëm për të ruajtur pushtetin personal. VLEN-i është instrumenti i tij për të kontrolluar skenën politike shqiptare, por shqiptarët nuk do të heshtin.

BDI ka qenë dhe mbetet zgjedhja e shqiptarëve. Ne kemi qenë gjithmonë adresa e qytetarëve, garantuesi i përfaqësimit të vërtetë dhe të dinjitetshëm. Askush nuk ka të drejtë të vendosë për shqiptarët përveç vetë shqiptarëve. Ky është mesazhi ynë i prerë: më 19 tetor, shqiptarët do të tregojnë fuqinë dhe vendosmërinë e tyre.

Më 19 tetor, kukullat e Mickoskit në VLEN do të pësojnë disfatën që meritojnë. Shqiponjat do të fluturojnë mbi çdo përpjekje për kontroll, dhe zëri i shqiptarëve do të jehojë. Ne nuk do të zhdukemi, nuk do të përulemi, dhe nuk do të lejojmë askënd të zgjedhë për ne. BDI është këtu dhe do të mbetet zëri i shqiptarëve që kërkojnë barazi, dinjitet dhe të drejtën për të vendosur vetë për të ardhmen e tyre.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ana de armas shfaqet ne paris pas dy muajsh pa u pare me tom cruise 68db7612582df
Lajmi i mëparshëm

Ana de Armas shfaqet në Paris pas dy muajsh pa u parë me Tom Cruise

kerkesa e pd per mocion me debat per programin qeveritar mblidhet konferenca e kryetareve 68db88bd442cc
Lajmi i radhës

Kërkesa e PD për mocion me debat për programin qeveritar, mblidhet Konferenca e Kryetarëve

Të fundit nga

ShkoLartë