bdi mickoski mendon per zgjedhje ndersa vlen frikesohet nga populli 68ea23f4a8547

BDI: Mickoski mendon për zgjedhje, ndërsa VLEN frikësohet nga populli

October 11, 2025
1 minut lexim

Deklaratat e fundit të Hristijan Mickoskit, i cili nuk e përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pas zgjedhjeve lokale, janë tregues se lideri i VMRO-DPMNE-së është i gatshëm për një matje të re elektorale. Por problemi nuk qëndron te ai, problemi është te aleatët e tij shqiptarë të VLEN-it, të cilët po bëjnë gjithçka për t’i shmangur zgjedhjet.

VLEN e di shumë mirë se pas 19 tetorit nuk do të mund të fshihet më pas Mickoskit, sepse shqiptarët do t’i ndëshkojnë për nënshtrimin, për dështimet dhe për mungesën totale të legjitimitetit. Ata e dinë se zgjedhjet do të jenë verdikti përfundimtar ndaj një koalicioni që ia ka humbur dinjitetin politik çdo shqiptari që e ka mbështetur.

Prandaj, ndërsa Mickoski flet hapur për mundësinë e zgjedhjeve, VLEN përpiqet t’i shmangë ato me arsyetime të mjera për “shpenzime shtesë” dhe “nevojë për stabilitet”. U kujtojmë se shpenzimet e zgjedhjeve janë shumë më të vogla se dëmi që ata i kanë shkaktuar shtetit me degradimin, me kontrata fiktive dhe me shitjen e pronës publike.

E vërteta është ndryshe: VLEN frikësohet nga zgjedhjet, sepse e di që çdo votë shqiptare do të jetë votë kundër tyre. Në vend që të përgatiten për llogaridhënie, ata fshihen pas padronit të tyre politik, duke e ditur se pa VMRO-në nuk kanë as votë, as zë dhe as forcë.

Frika e tyre nuk është nga zgjedhjet, është nga populli. Sepse populli ua ka lexuar realitetin politik: tradhti, servilizëm dhe nënçmim.

BDI e thotë qartë: ne kërkojmë zgjedhje dhe i mirëpresim ato në çdo moment. Zgjedhjet janë matësi më i drejtë i vullnetit të popullit dhe mënyra më demokratike për të testuar besimin. Ata që frikësohen, janë ata që e dinë se e kanë humbur atë besim.

VLEN po i lutet padronit të mos ketë zgjedhje. Ne po i kërkojmë popullit të flasë me votë.

Dallimi është i qartë: ata luten për pushtet, ne punojmë për dinjitet.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

prokuroria publike e gostivarit po vepron ne lidhje me grabitjen ne gostivar 68ea23543e048
Lajmi i mëparshëm

Prokuroria Publike e Gostivarit po vepron në lidhje me grabitjen në Gostivar

sarande ina zhupa sezoni turistik nuk i permbushi pritshmerite shume pak ndikim ne ekonomine lokale 68ea255569a18
Lajmi i radhës

Sarandë, Ina Zhupa: Sezoni turistik nuk i përmbushi pritshmëritë, shumë pak ndikim në ekonominë lokale!

Të fundit nga

ShkoLartë