bdi ku eshte inspektorati per perdorimin e gjuheve drejtori i vlen it te jape doreheqje 6a5dd88d38972

BDI: Ku është inspektorati për përdorimin e gjuhëve, drejtori i VLEN-it të japë dorëheqje

July 20, 2026
1 minut lexim
BDI1

Nga BDI thonë se Bashkia e Shkupit brenda një dite dy herë e shkeli hapur detyrimin ligjor për përdorimin e gjuhës shqipe. Sipas BDI-së, Shkupi është qytet dygjuhësh dhe institucionet e tij kanë obligim të qartë ligjor që shqipja të përdoret në komunikimin zyrtar.

Përballë qytetarëve, përballë reagimit publik dhe përballë ligjit, Bashkia e Shkupit vazhdoi ta injorojë gjuhën shqipe, duke treguar përbuzje ndaj ligjit, ndaj shqiptarëve dhe ndaj karakterit shumetnik të kryeqytetit.

“Në këtë situatë, pyetja është e drejtpërdrejtë: ku është Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve? Ky institucion u krijua pikërisht për të evidentuar shkeljet, për të urdhëruar korrigjimin e tyre dhe për të shqiptuar masa ndaj institucioneve që nuk e zbatojnë ligjin. Për ngritjen e tij janë investuar vite pune, kuadro, trajnime dhe kapacitete institucionale. Sot, një drejtor i emëruar nga VLEN-i e ka paralizuar Inspektoratin dhe po hesht përballë shkeljeve flagrante”.

“Heshtja e Inspektoratit e inkurajon shkeljen e ligjit dhe e shndërron përjashtimin e gjuhës shqipe në praktikë institucionale. Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të drejtorit të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve; Përgjegjësi politike nga VLEN-i, i cili ka kapur dhe bllokuar funksionimin e këtij institucioni; Veprim të menjëhershëm ligjor ndaj të gjithë përgjegjësve që shkelin Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe nxisin përçarje e urrejtje mbi baza etnike”, thonë nga BDI.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dua lipa callum turner mick jagger dhe familja beckham pushtojne tribunat e finales se kupes se botes 6a5dd49b9b444
Lajmi i mëparshëm

Dua Lipa, Callum Turner, Mick Jagger dhe familja Beckham pushtojnë tribunat e finales së Kupës së Botës

ambasada e kosoves angazhohet per kthimin e trupave te tre viktimave te aksidentit ne maqedonine e veriut 6a5def1744f3e
Lajmi i radhës

Ambasada e Kosovës angazhohet për kthimin e trupave të tre viktimave të aksidentit në Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga

ShkoLartë