bdi koridori 8 mban firmen e bdi se 68760a0a529ad

BDI: Koridori 8 mban firmën e BDI-së

July 15, 2025
min lexim

Shkup, 15 korrik – Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet entuziazmin me të cilin Qeveria e tanishme po promovon realizimin e projekteve strategjike të vendit, siç është Koridori 8, një projekt i jashtëzakonshëm i përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare, që përfaqëson interes strategjik për Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për aleancën euroatlantike dhe rrjetin e korridoreve trans-evropiane të NATO-s.

Megjithatë, nuk mund të mos theksojmë se pikërisht ata që dikur e sabotonin, e bllokonin dhe e stigmatizonin këtë projekt, sot përpiqen të përvetësojnë meritën për një iniciativë që u mundësua dhe u jetësua falë vullnetit politik, angazhimit institucional dhe vizionit strategjik të BDI-së dhe liderit të saj, z. Ali Ahmeti.

Qytetarët nuk harrojnë se Koridori 8 është rezultat i një beteje të fuqishme politike, në të cilën BDI qëndroi në anën e zhvillimit dhe të integrimit. Ata që sot e shpallin “projekt historik”, janë të njëjtit që dikur e cilësonin si “projekt me krim epik”, e kundërshtonin me ashpërsi dhe e penguan me çdo mjet. Madje një nga vendimet e para të kësaj qeverie pa legjitimitet etnik, ishte anulimi i ndërtimit të tunelit mes Gostivarit dhe Kërçovës, e pastaj duke e bllokuar për muaj të tërë ecurinë e punimeve në terren.

Sot, kur frytet e përpjekjeve të Bashkimit Demokratik për Integrim janë të dukshme, kur punët kanë hyrë në fazën e pandalshme të realizimit, shohim të njëjtët që dje e përqeshnin këtë projekt, të dalin para kamerave dhe të flasin me patetizëm për rëndësinë e tij. E vërteta është se ky projekt mban firmën e BDI-së, si në vizion, si në vendimmarrje, si në investim politik.

Koridori 8 është projekt i BDI-së. Është investim i BDI-së në të ardhmen evropiane të këtij vendi dhe pjesë e pandashme e vizionit tonë për integrim dhe zhvillim të barabartë. Ne i urojmë suksese çdo institucioni dhe çdo faktori që është i përfshirë në përmbylljen e këtij projekti, sepse për ne, rëndësi ka që ai të realizohet për qytetarët, për zhvillimin ekonomik, për lidhjen rajonale dhe për konsolidimin e shtetit multietnik.

Por një gjë është e qartë: pa përkushtimin, guximin dhe vendosmërinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, Koridori 8 do të kishte mbetur vetëm një ide në letër, siç qëndroi për 30 vite.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rritja ekonomike e kines tejkalon pritshmerite pavaresisht tarifave te trumpit 687606c28651c
Lajmi i mëparshëm

Rritja ekonomike e Kinës tejkalon pritshmëritë, pavarësisht tarifave të Trumpit

dafina zeqiri thumbon bashkepunetoret e vjeter kur largohesh prej toksicitetit e kupton sa e mbyllur ke qene 68760eba94f79
Lajmi i radhës

Dafina Zeqiri thumbon bashkëpunëtorët e vjetër: Kur largohesh prej toksicitetit, e kupton sa e mbyllur ke qenë

Të fundit nga

Meghan Trainor, nënë për herë të tretë!

Këngëtarja Meghan Trainor, dhe bashkëshorti Daryl Sabara janë bërë prindër për herë të tretë përmes një nëne surrogate. Pas dy djemve, familjes së tyre i është bashkuar një vajzë. “Vajza jonë Mikey
ShkoLartë