bdi kerkohet doreheqja e kryetarit te kushtetueses po krijon ndasi etnike 69b1ef3fb5998

BDI kërkohet dorëheqja e kryetarit të Kushtetueses, po krijon ndasi etnike

March 12, 2026
1 minut lexim

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski, duke e cilësuar sjelljen e tij si skandaloze dhe të papranueshme. BDI thekson se qëndrimet e tij, mbi projektin “Safe City”, tregojnë një përdorim politik të institucionit dhe përbëjnë diskriminim të hapur ndaj gjuhës shqipe.

Sipas BDI-së, vendimi që SMS-të të dërgohen vetëm në maqedonisht, ndërkohë që mund të përdoret edhe anglisht, përbën shkelje të frymës dhe të vetë Kushtetutës, duke tejkaluar kompetencat e kryetarit dhe ndërhyrë në marrëdhëniet ndëretnike në vend.

Ky institucion, sipas BDI-së, është shndërruar në një mjet politik për të minuar çdo arritje që buron nga Marrëveshja e Ohrit.

Kjo parti paralajmëron se kjo sjellje ka rikthyer praktika të viteve të nëntëdhjeta dhe se gjyqtarët shqiptarë dhe ai turk në Gjykatë janë mbivendosur.

BDI kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Kostadinovskit dhe të çdo gjyqtari që ndan qëndrime të ngjashme, duke paralajmëruar se do të mbajnë përgjegjësi për çdo pasojë që mund të lindë në marrëdhëniet ndëretnike.

“Sjellja e tij përfaqëson shembullin e një ushtari partiak, i gatshëm të vërë në rrezik shtetin për interesa të ngushta,” thekson partia.

“BDI kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Darko Kostadinovskit dhe të çdo gjyqtari që ndan të njëjtat qëndrime diskriminuese për këto dy vite me majorizim. Përndryshe, prej sot e tutje ai do të mbajë përgjegjësi të plotë për çdo pasojë që mund të prodhohet në planin e marrëdhënieve ndëretnike. Ne do të veprojmë dhe do të kërkojmë përgjegjësi për këto qëndrime, të cilat nuk janë të rastësishme dhe as të sotme, por janë ndërtuar sistematikisht gjatë dy viteve të fundit”, konsideron BDI.

BDI thuhet se mbetet e vendosur në mbrojtje të rendit kushtetues, të barazisë dhe të frymës së bashkëjetesës në vend. “Çdo përpjekje për të cenuar këto parime do të marrë përgjigjen e duhur politike dhe demokratike”, thuhet në reagim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shba konfirmon perdorimin e inteligjences artificiale ne luften kunder iranit 69b1e9279b36a
Lajmi i mëparshëm

SHBA konfirmon përdorimin e Inteligjencës Artificiale në luftën kundër Iranit

ndahet nga jeta aktori i pulp fiction stephen hibbert 69b1f0e38c9a7
Lajmi i radhës

Ndahet nga jeta aktori i “Pulp Fiction”, Stephen Hibbert

Të fundit nga

ShkoLartë