BDI LOGO GAZETA MK

BDI-ja ka një dert: Çfarë po i ndodhë Maqedonisë?

September 10, 2025
1 minut lexim

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj zhvillimeve të fundit në vend, duke akuzuar për një ofensivë të hapur të projektit “Bota Serbe”, e cila sipas tyre po manifestohet gjithnjë e më shpesh në mënyrë zyrtare, madje edhe me pjesëmarrjen dhe mbështetjen e përfaqësuesve shtetërorë të Maqedonisë së Veriut.

Në vijim reagimi i plotë i BDI-së:

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë dhe alarmon opinionin publik se Maqedonia e Veriut po përballet me një ofensivë të hapur të projektit famëkeq të “Botës Serbe”. Ky projekt po manifestohet gjithnjë e më shpesh në mënyrë zyrtare, me praninë dhe, fatkeqësisht, me bekimin e përfaqësuesve shtetërorë të vendit tonë.

Pas festimeve në Manastir, ku delegacioni i lartë i Serbisë, bashkë me ministra dhe zyrtarë të Qeverisë sonë, nën petkun e “Frontit të Selanikut” kremtuan pushtimin serb të territoreve tona, më 7 shtator 2025 në Kajmakçalan dëgjuam edhe një deklaratë skandaloze të ministrit serb të Mbrojtjes, Bratislav Gashiç, i cili foli për “rrugën e lirisë” dhe “kthimin në atdhe” të ushtrisë serbe në tokën e Maqedonisë.

Pjesëmarrja e institucioneve tona në këto skenarë është jo vetëm provokim i rëndë historik dhe politik, por edhe përpjekje për të relativizuar sovranitetin e shtetit tonë, duke e paraqitur Maqedoninë e Veriut si “Republika e tretë serbe”.
Kjo është e papranueshme. Është kërcënim direkt ndaj identitetit, stabilitetit shtetëror dhe orientimit euroatlantik të vendit.

BDI thekson qartë: projekti i “Botës Serbe” është armiqësor për Maqedoninë e Veriut. Marrëveshja e Ohrit, kohezioni multietnik dhe rruga jonë e pakthyeshme drejt Bashkimit Evropian janë garancia jonë e vetme për një të ardhme të sigurt. Çdo tentativë për t’i minuar këto vlera do të hasë në kundërshtimin tonë të vendosur, pa kompromis.

Maqedonia e Veriut nuk është, dhe kurrë nuk do të bëhet “Republika e tretë serbe”!

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

MARIJA MITEVA
Lajmi i mëparshëm

Miteva: Janë siguruar 2.5 milionë denarë për mbrojtjen intervenuese të “Makedoniumit” (VIDEO)

Merko Gjykate 730x470 1
Lajmi i radhës

Javën tjetër vazhdon gjyqi ndaj Merkos, akuzohet për emërimin e paligjshëm të drejtorëve

Të fundit nga

ShkoLartë