bdi edhe ne sport diskriminim 689da4fcd305b

BDI: Edhe në sport diskriminim

August 14, 2025
1 minut lexim

Shkup, 14 gusht – BDI akuzon për përjashtim të shqiptarëve në sport. Nga kjo parti thonë se Komiteti Olimpik i Maqedonisë së Veriut ka përbërje diskriminuese, me vetëm 4 shqiptarë nga 117 anëtarë dhe mungesë të plotë në organet kryesore drejtuese. Sipas BDI-së, kjo bie ndesh me Marrëveshjen e Ohrit dhe parimet e barazisë, ndaj kërkohet rishikim i menjëhershëm dhe garantim i përfaqësimit proporcional.

“Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatën dhe kundërshtimin e fuqishëm ndaj përbërjes së re të Komitetit Olimpik të Maqedonisë së Veriut, ku shqiptarët janë pothuajse tërësisht të përjashtuar nga strukturat drejtuese dhe vendimmarrëse. Nga gjithsej 117 anëtarë, vetëm 4 janë shqiptarë, një pasqyrë tronditëse e qasjes diskriminuese që është e papranueshme për një shtet multietnik dhe evropian”, thonë nga BDI.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkup mbreme u shenua 24 vjetori i marreveshjes se ohrit me nje ngjarje madheshtore kulturore 689da0107b5a5
Lajmi i mëparshëm

Shkup – Mbrëmë u shënua 24-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit me një ngjarje madhështore kulturore

kryeministri rama per zjarrvenesit kriminelet do te dorezohen para drejtesise meritojne ndeshkime maksimale 689dae5d48ed2
Lajmi i radhës

Kryeministri Rama për zjarrvënësit: Kriminelët do të dorëzohen para drejtësisë, meritojnë ndëshkime maksimale

Të fundit nga

ShkoLartë