bdi edhe aty ku drejtojne shqiptaret jane te padeshiruar 6870e35319d83

BDI: Edhe aty ku drejtojnë, shqiptarët janë të padëshiruar

July 11, 2025
1 minut lexim

Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media thotë e dy partitë maqedonase, të ndërmjetësuar nga oligarkia, kanë plan për të vendosur shqiptarët në margjinat e të gjitha proceseve politike, shoqërore dhe ekonomike në vend.

Nga BDI thonë se “rasti i fundit në Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut, ku nga 18 të punësuar, në gjashtë muajt e fundit, vetëm një është shqiptar, edhe pse institucioni udhëhiqet nga një shqiptar, është dëshmi e qartë se ky plan realizohet me metoda të sofistikuara diskriminimi, madje edhe aty ku simbolikisht përfshihen shqiptarët në pozita udhëheqëse”.

Kjo strategji antishqiptare po zbatohet në disa nivele: përmes mospërfilljes së legjitimitetit politik të shqiptarëve; përmes mosrespektimit të parimit të Badenterit, përmes shfuqizimit të balancuesit; dhe përmes shkeljes totale të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në institucionet shtetërore dhe publike”.

“Shqiptarët jo vetëm që po përjashtohen nga institucionet që drejtohen nga të tjerët, por tashmë edhe nga ato që udhëhiqen prej vetë shqiptarëve!

Ky model është përçmues, antikushtetues dhe i rrezikshëm për karakterin multietnik të shtetit. BDI rithekson se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk është privilegj, por e drejtë kushtetuese, që nuk varet nga vullneti i individëve apo nga skemat e grupeve të interesit. Shqiptarët nuk do të heshtin dhe nuk do të dorëzohen përballë këtij plani të qartë për margjinalizim kombëtar!”, thonë nga BDI.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lajmi i fundit incident i armatosur ne batince te shkupit plagoset nje person 6870e00ab95f4
Lajmi i mëparshëm

LAJMI I FUNDIT: Incident i armatosur në Batincë të Shkupit, plagoset një person

kosova ne prag te nje ndryshimi demografik renia e popullsise kerkon veprim urgjent 6870e3caabcb0
Lajmi i radhës

​Kosova në prag të një ndryshimi demografik: Rënia e popullsisë kërkon veprim urgjent

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë