bdi derisa vlen po flen kostadinovski i gjykates kushtetueses po e thellon bashkepunimin me serbine ne beograd 69bfff4be8d58

BDI: Derisa “VLEN” po flen, Kostadinovski i Gjykatës Kushtetueses po e thellon bashkëpunimin me Serbinë në Beograd

March 22, 2026
min lexim

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar për zhvillimet e fundit në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku në vend të mbrojtjes së rendit kushtetues dhe të drejtave të qytetarëve, sipas tyre, po dëshmojmë një devijim serioz nga misioni i saj themelor.

“Derisa “Vlen” flen dhe hesht përballë këtyre zhvillimeve, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, po thellon bashkëpunimin me Serbinë në një moment tejet të ndjeshëm politik dhe institucional.

Sipas njoftimeve zyrtare, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese, i përfaqësuar nga kryetari Kostadinovski dhe gjykatësja Ana Pavllovska-Daneva, në Beograd, ka realizuar një takim pune me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, Vlladan Petrov, si dhe me gjykatësit Dobrosav Millovanoviq dhe Natasha Pllavshiq. Në këtë takim është theksuar gatishmëria për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm në funksion të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Madje, sipas palës serbe, kjo vizitë ka edhe simbolikë të veçantë, pasi Kostadinovski është kryetari i parë i një Gjykate Kushtetuese që viziton institucionin homolog në Serbi që nga zgjedhja e Petrovit në këtë detyrë. Në takim janë diskutuar kompetencat gjykatave, mënyrat e vendimmarrjes dhe sfidat aktuale, duke u theksuar nevoja për bashkëpunim më intensiv në rajon, edhe në kontekst të proceseve integruese evropiane.

Megjithatë, për BDI-në është e papranueshme që në kohën kur Gjykata Kushtetuese në vend po merr vendime të njëanshme dhe jokushtetuese që prekin drejtpërdrejt të drejtat e komuniteteve, drejtuesit e saj të fokusohen në ndërtimin e partneriteteve që ngjallin shqetësim dhe dilema serioze në opinionin publik. Në vend që të jetë garant i Kushtetutës, kjo gjykatë po shndërrohet në levë të pushtetit, duke kontribuar në reduktimin e standardeve demokratike dhe të barazisë ndëretnike.

BDI vlerëson se këto veprime përbëjnë një precedent të rrezikshëm për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe për rrugën evropiane të vendit. Institucionet e drejtësisë duhet të jenë të pavarura, të paanshme dhe në shërbim të qytetarëve, e jo të instrumentalizuara për agjenda politike që cenojnë kohezionin shoqëror dhe stabilitetin institucional.

I bëjmë thirrje të gjitha institucioneve relevante, partnerëve ndërkombëtarë dhe opinionit publik që të ndjekin me vëmendje këto zhvillime dhe të reagojnë ndaj çdo përpjekjeje për të minuar rendin kushtetues dhe të drejtat e fituara. Republika e Maqedonisë së Veriut meriton institucione që punojnë në frymën e vlerave evropiane, jo devijime që e largojnë vendin nga ky orientim strategjik”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

keni 48 ore kohe irani paralajmeron hakmarrje pas ultimatumit te trump 69bff96fa0599
Lajmi i mëparshëm

“Keni 48 orë kohë”/ Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trump

david beckham injoron dramen familjare shfaqet elegant ne setin e ri per boss 69c000efed55b
Lajmi i radhës

David Beckham injoron dramën familjare, shfaqet elegant në setin e ri për BOSS

Të fundit nga

ShkoLartë