ALI AHMETI GAZETA MK
IgorTodorovski

BDI: “Bota serbe” këmbëkryq në Maqedoninë e Veriut

September 8, 2025
1 minut lexim
Bashkimi Demokratik për Integrim e dënon fuqishëm ngjarjen e mbajtur në Manastir, ku për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut, një delegacion i lartë shtetëror i Serbisë, i shoqëruar nga përfaqësues të lartë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, në mënyrë zyrtare dhe me protokoll shtetëror festoi pushtimin serb të Maqedonisë dhe Kosovës nën petkun e të ashtuquajturit “Fronti i Selanikut”.
Deklaratat e ministres serbe të Punës dhe Politikave Sociale, Milica Gjurgjeviç Stamenkovski, se “maqedonasit dhe serbët janë një trung, një rrënjë dhe kanë të ardhme të përbashkët”, përbëjnë provokim të hapur historik dhe ndërhyrje flagrante në identitetin dhe sovranitetin e Maqedonisë së Veriut. Këto mesazhe janë të papranueshme dhe synojnë të relativizojnë realitetin historik, duke cenuar marrëdhëniet ndëretnike dhe stabilitetin rajonal.
Po aq e papranueshme është edhe prania e përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe e zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviq në një aktivitet që cenon drejtpërdrejt orientimin strategjik dhe karakterin multietnik të shtetit tonë.
BDI thekson qartë se projektet nacionaliste të “botës serbe” nuk kanë vend në Maqedoninë e Veriut. E ardhmja e vendit është vetëm në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian, duke mbrojtur frymën e Marrëveshjes së Ohrit, barazinë e qytetarëve dhe kohezionin multietnik të shoqërisë sonë.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vriten gjashte persona ne nje sulm me arme ne stacion autobusi ne jerusalem 68bec173a9424
Lajmi i mëparshëm

Vriten gjashtë persona në një sulm me armë në stacion autobusi në Jerusalem

ukraina trump fton lideret europiane ne shba ejani ta diskutojme ketu 68bec327791b7
Lajmi i radhës

Ukraina, Trump fton liderët europianë në SHBA: Ejani ta diskutojmë këtu

Të fundit nga

ShkoLartë