bdi askush nuk do ti shpetoje pergjegjesise per minimin e barazise dhe bashkejeteses 685fe6ae58f7c

BDI: Askush nuk do t’i shpëtojë përgjegjësisë për minimin e barazisë dhe bashkëjetesës

June 28, 2025
1 minut lexim

Shkup, 28 qershor – Bashkimi Demokratik për Integrim ndjek me shqetësim të thellë fushatën e koordinuar për diskreditimin e procesit të fundit të regjistrimit të popullsisë, një proces ligjor, transparent dhe tërësisht i monitoruar nga faktori vendor dhe ndërkombëtar.

Kjo fushatë, siç thotë BDI, nuk është e rastësishme.

“Ajo është pjesë e një skenari më të gjerë për të rishkruar të gjitha arritjet e dekadës së fundit, për të bërë një regjistrim të ri sipas agjendave të reja politike, dhe për të rikthyer pabarazinë sistematike. E gjithë kjo është përpjekje e rrezikshme për të minuar themelet e Marrëveshjes së Ohrit, për të kontestuar barazinë e fituar me shumë mund dhe për të prishur marrëdhëniet ndëretnike në vend”.

BDI dënon fuqishëm këtë përpjekje dhe njofton se çdo aktor politik, institucional apo propagandistik që synon të minojë rendin kushtetues, Marrëveshjen e Paqes, barazinë etnike dhe bashkëjetesën, do të mbajë përgjegjësi politike, ligjore dhe morale.

“Nuk do të lejojmë që dekada përpjekjesh dhe sakrificash të nëpërkëmben për interesa ditore politike. Paqe, barazi dhe bashkëjetesë janë vija të kuqe për të cilat BDI do të qëndrojë gjithmonë në ballë të mbrojtjes”.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen denoncon regjistrimin e vitit 2021 si mashtrimin me te madh institucional ndaj shqiptareve tradhti jo statistike 685fe1a32ffe4
Lajmi i mëparshëm

VLEN denoncon regjistrimin e vitit 2021 si mashtrimin më të madh institucional ndaj shqiptarëve: Tradhti, jo statistikë!

nuk i ndaloi postbllokut policia qellon me arme drejt te riut detajet nga ngjarja 685ff04aa3ce4
Lajmi i radhës

Nuk i ndaloi postbllokut, policia qëllon me armë drejt të riut! Detajet nga ngjarja

Të fundit nga

Todiq flet pas betimit si kryetar i Leposaviqit

Në seancën konstituive, janë betuar anëtarë të kuvendit komunal dhe kryetari i Leposaviqit. Betimi është bërë në sallën e kuvendit komunal, në simbolet dhe flamurin e Kosovës. Ata kanë vepruar në përputhje

KV Skënderbeu nga Lipjani gati për shkodranët 

KV Skënderbeu nga Lipjani synon rezultate sa më të mira në Ligën Gjergj Kastrioti në volejboll, Volejbollistët janë mirë të përgatitur për sfidën me Vllazninë e Shkodrës. Siç thuhet nga klubi, edhe
ShkoLartë