bdi ali ahmeti anulon te gjitha aktivitetet partiake ne diten e fundit te fushates me 17 tetor merr pjese ne protesten mbarekombetare per uck ne ne tirane 68de46a64e69b

BDI: Ali Ahmeti anulon të gjitha aktivitetet partiake në ditën e fundit të fushatës: më 17 tetor merr pjesë në protestën mbarëkombëtare për UÇK-në në Tiranë

October 2, 2025
1 minut lexim

Bashkimi Demokratik për Integrim njofton opinionin publik se Kryetari i saj, z. Ali Ahmeti, më 17 tetor, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, ka vendosur të anulojë të gjitha aktivitetet e planifikuara partiake dhe të marrë pjesë në protestën mbarëkombëtare në Tiranë, të thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, duke filluar nga ora 17:00, me moton: “Drejtësi për çlirimtarët, kundër padrejtësisë në Hagë”. Ali Ahmeti, i cili ishte i pranishëm edhe në protestën e organizuar në Prishtinë, në cilësinë e bashkëthemeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka pranuar ftesën e organizatorëve për të qenë pjesë e kësaj proteste të madhe mbarëkombëtare.

Për BDI-në dhe Kryetarin e saj, lufta e popullit shqiptar e prirë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë e drejtë, e domosdoshme dhe e përkrahur nga gjithë bota demokratike, perëndimore dhe liridashëse. Paslufta dhe proceset e panumërta gjyqësore, vendore e ndërkombëtare, kanë dëshmuar qartë çiltërsinë e asaj lufte për liri, demokraci dhe pavarësi.

BDI thekson se drejtësia për popullin shqiptar nuk mund të ndërtohet mbi procese politike të imponuara nga Rusia, as mbi “dëshmi” të fabrikuara nga Serbia. Kryetari Ali Ahmeti është pjesë e pandarë e luftës për lirinë e kombit shqiptar dhe për këtë arsye mbështet fuqishëm protestën e ftuar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, duke anuluar të gjitha aktivitetet partiake zgjedhore.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne struge babai i komandant struges ne krah te ahmetit 68de45d13a6ee
Lajmi i mëparshëm

Në Strugë, babai i Komandant Strugës në krah të Ahmetit

kemi nje prej mbrojtjeve me te forta kibernetike ne europe rama ndonese jemi ende shenjester e armikut iranit po i zmbrapsim 68de47d480aa7
Lajmi i radhës

“Kemi një prej mbrojtjeve më të forta kibernetike në Europë”- Rama: Ndonëse jemi ende shënjestër e armikut, Iranit, po i zmbrapsim

Të fundit nga

ShkoLartë