bastisje ne struge kapet nje person me arme pa leje 68762971b885c

Bastisje në Strugë, kapet një person me armë pa leje

July 15, 2025
1 minut lexim

Më 14.07.2025 në orën 11:00, oficerët e policisë kriminale në DPB Strugë kanë ndaluar E.B. (69) nga Struga.

“Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë “Browing” me kalibër 7.65 milimetra dhe 16 fishekë, të cilat ai i posedonte në mënyrë të paligjshme.

Njëkohësisht, për shkak të inicimit të planifikuar të procedurave administrative, u sekuestruan edhe 164 fishekë, dy pushkë gjuetie, një pistoletë dhe një armë pneumatike, për të cilat ai posedonte leje përkatëse.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet një kallëzim sipas nenit 396 të Kodit Penal “prodhim, mbajtje dhe tregti e paligjshme e armëve, municioneve ose substancave shpërthyese”“, thonë nga MPB.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

deputetet kovacki dhe sali moren pjese ne seminarin ros rot te ap te nato s ne bruksel 68762629b7239
Lajmi i mëparshëm

Deputetët Kovaçki dhe Sali morën pjesë në Seminarin Ros-Rot të AP të NATO-s në Bruksel

lansohet platforma megafon hapesire per fuqizimin e zerit te femijeve ne kosove 687629af173dd
Lajmi i radhës

Lansohet platforma MEGAFON, hapësirë për fuqizimin e zërit të fëmijëve në Kosovë

Të fundit nga

ShkoLartë