bastiset qendra e mashtrimit online ne mianmar mbi 1 mije persona grabisnin miliarda dollare ne mbare boten 68fb844573c08

Bastiset qendra e mashtrimit online në Mianmar/ Mbi 1 mijë persona grabisnin miliarda dollarë në mbarë botën

October 24, 2025
1 minut lexim

Më shumë se 1,000 persona, shumica shtetas kinezë, kanë kaluar këtë javë nga Mianmari në Tajlandë, pasi ushtria e Mianmarit kreu një operacion në një nga qendrat më të mëdha të mashtrimeve online në vend, bëjnë të ditur autoritetet tajlandeze.

Qendrat e mëdha të mashtrimeve përmes internetit, të cilat kanë lulëzuar përgjatë kufirit të Mianmarit në vitet e konfliktit civil, janë kthyer në vatra të krimit kibernetik ndërkombëtar.

Aty, shumë persona trafikohen e detyrohen të punojnë, ndërsa të tjerë pranojnë vullnetarisht, të joshur nga fitimet që arrijnë në miliarda dollarë. Autoritetet në provincën Tak të Tajlandës njoftuan se nga e mërkura deri të premten në mëngjes, 1,049 persona kishin kaluar kufirin në distriktin Mae Sot, pas sulmit në kompleksin e mashtrimeve “KK Park”.

Mes personave të ardhur ndodheshin shtetas nga India, Pakistani, Vietnami, Tajlanda, Mianmari dhe mbi një duzinë vendesh të tjera, por shumica ishin kinezë dhe meshkuj. Junta ushtarake e Mianmarit njoftoi se gjatë bastisjes në “KK Park” konfiskoi pajisje satelitore të kompanisë Starlink.

Hetimi i agjencisë AFP kishte zbuluar se përdorimi i këtyre pajisjeve ishte shtuar ndjeshëm muajt e fundit në qendrat e mashtrimit.

Kompania SpaceX e Elon Musk, që operon Starlink-un, deklaroi të mërkurën se kishte çaktivizuar më shumë se 2,500 pajisje të përdorura në këto komplekse në Mianmar. Pamjet e transmetuara nga televizioni publik Thai PBS treguan dhjetëra persona që kalonin lumin me kuti shkumë plastike për t’u futur në Tajlandë, mes tyre edhe një grua tajlandeze që dëgjoi britma dhe të shtëna gjatë bastisjes.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kater te vdekur pas nje shperthimi ne nje stacion treni ne ukraine 68fb82965a561
Lajmi i mëparshëm

Katër të vdekur pas një shpërthimi në një stacion treni në Ukrainë

obsh ndihmat mjekesore ne gaza ende te bllokuara 68fb888704244
Lajmi i radhës

OBSH: Ndihmat mjekësore në Gaza ende të bllokuara

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë