bashkimi historik i shqiptareve ngjela paralajmeron federaten e madhe me kater shtete 6980f8ae20c55

Bashkimi historik i shqiptarëve? Ngjela paralajmëron federatën e madhe me katër shtete

February 2, 2026
1 minut lexim

Së fundi, në një postim në Facebook, avokati shqiptar, Spartak Ngjela trajtoi sfidat dhe mundësitë e bashkimit të popullit shqiptar përmes krijimit të një federate të ardhshme.

Ai riktheu në kujtesë rrugëtimin e shqiptarëve, nga njohja e Shqipërisë si shtet në vitin 1913, kalimi në pavarësinë e Kosovës më 2008, deri tek aspiratat për formimin e një shteti të tretë shqiptar në Çamëri.

Mirëpo, Ngjela ngre pyetjen se a mund të shndërrohet kjo ëndërr historike në një realitet politik, duke bashkuar Shqipërinë, Kosovën, Çamërinë dhe Maqedoninë e Veriut në një federatë shqiptare me mbi nëntë milionë banorë, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Shqipëria dhe shqiptarët, si një popull unik dhe solid në Gadishullin Ilirik, gjithmonë i kanë shqetësuar me frikë edhe Francën, edhe Rusinë. Kjo ishte arsyeja që Shqipërinë e njohën si një shtet vetëm me 28 mijë km2, në vitin 1913, duke lënë jashtë saj dhe një Shqipëri tjetër edhe më të madhe – Çamërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Por koha erdhi dhe e solli në vitin 2008 shtetin e dytë të shqiptarisë në Evropë – Kosovën.

Dhe tani ne shqiptarëve na ka mbetur pa u formuar edhe një shtet tjetër shqiptar, me 2 milionë shqiptarë  – Çamëria.

Por koha ama, dihet tani se po ecën në favor të shqiptarisë.

Prandaj pyetja është kjo: po mbas krijimit të shtetit të trerë shqiptar, Çamërinë, a do jemi të aftë ne shqiptarët që të formojmë shtetin tonë federativ me tre apo katër shtete shqiptare?

Sigurisht që do ta krijojmë edhe ne federatën tonë.

Po Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dinë forcën e re që vetë Amerika do të marrë në Ballkan, nëse do të formohet federata shqiptare me katër shtete : Shqipëria, Kosova, Çamëria dhe Maqedonia e Veriut?

Të katër shtetet sot përbëjnë një etni shqiptare me mbi nëntë milionë banorë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ishin strehuar ne nje ndertese te braktisur kapen 16 emigrante te paligjshem ne korce prisnin sinjale per te levizur drejt tiranes 6980f896032a8
Lajmi i mëparshëm

Ishin strehuar në një ndërtesë të braktisur/ Kapen 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë, prisnin ‘sinjale’ për të lëvizur drejt Tiranës

Të fundit nga

Vrull diplomatik mes tensioneve në rritje SHBA-Iran

Teksa forcat amerikane po grumbullohen pranë kufijve të Iranit dhe në kohën kur Teherani po paralajmëron për pasoja nëse shpërthen lufta, po zhvillohet një përpjekje diplomatike për të shmangur një përshkallëzim rajonal,

Kur dashnia mungon, flet zëri i Gramos Dakut

Artisti i njohur Gramos Daku vjen me projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “S’KA DASHNI”, një këngë që sjell emocion të fortë, interpretim të ndjerë dhe një mesazh që
ShkoLartë