bashkimi evropian nis ndihmat humanitare per libanin 69af4674be5d5

Bashkimi Evropian nis ndihmat humanitare për Libanin

March 10, 2026
1 minut lexim

Bashkimi Evropian do të nisë nesër dërgimin e ndihmave humanitare drejt Libanit për të mbështetur popullsinë e prekur nga përshkallëzimi i konfliktit në rajon, njoftoi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.



Ndihmat pritet të shkojnë në ndihmë të rreth 130 mijë personave, tha von der Leyen gjatë një videokonference të zhvilluar sot me liderë nga vendet e Lindjes së Mesme, mes tyre edhe presidenti libanez Joseph Aoun.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, afro 700 mijë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Liban gjatë ditëve të fundit për shkak të sulmeve ajrore izraelite që kanë në shënjestër Hezbollahun.

Qeveria libaneze bëri të ditur se gjatë javës së fundit sulmet ajrore kanë shkaktuar 394 viktima dhe rreth 1 160 të plagosur.

Gjatë bisedës virtuale, von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, shprehën “shqetësim të thellë për ndikimin e krizës rajonale në Liban dhe pasojat e rënda për civilët”, duke theksuar se situata ka shkaktuar zhvendosje masive të popullsisë.

Në deklaratën e përbashkët, ata nënvizuan gjithashtu nevojën për mbrojtjen e civilëve dhe respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Libanit.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

zevendeskryeministri i pare bekim sali jemi duke punuar intensivisht ne agjenden reformuese 69af45c1437f0
Lajmi i mëparshëm

Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali: Jemi duke punuar intensivisht në Agjendën Reformuese

paneli i diskutimit nga europe house vetem 27 per qind e grave jane pronare te pronave te tyre 69af4c8c59fbc
Lajmi i radhës

Paneli i diskutimit nga “Europe House”: Vetëm 27 për qind e grave janë pronare të pronave të tyre

Të fundit nga

ShkoLartë