bashkimi evropian konfirmoi realizimin e suksesshem te reformave digjitale 68f39614a7019

Bashkimi Evropian konfirmoi realizimin e suksesshëm të reformave digjitale

October 18, 2025
1 minut lexim

Bruksel, 18 tetor – Ministria e Transformimit Digjital përshëndet vendimin e Komisionit Evropian për miratimin e lirimit të dytë të fondeve për Republikën e Maqedonisë në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor, në një shumë totale prej 16 milionë eurosh, transmeton Portalb.mk.

Si[ thuhet në kumtesë, Komisioni Evropian, në kuadër të vlerësimit të vet teknik, konstatoi se katër reforma janë realizuar me sukses, prej të cilave tri janë në fushën e transformimit digjital, edhe atë:

Miratimi i Ligjit për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit, i cili është plotësisht i harmonizuar me direktivën evropiane për sigurinë kibernetike (NIS2);
Miratimi i Ligjit për dokumente elektronike, identifikim elektronik dhe shërbime të besueshme, me të cilin futet modeli evropian i identitetit digjital;
Miratimi i Ligjit për materialet arkivore, me të cilin krijohet kuadri ligjor për arkivimin elektronik në administratën publike.
“Kjo vendimmarrje përbën një konfirmim konkret se institucionet evropiane e njohin dhe e mbështesin punën tonë drejt krijimit të një shteti digjital të sigurt, të ndërlidhur dhe modern. Ligjet e miratuara vendosin themelet për një transformim afatgjatë të administratës publike dhe për krijimin e shërbimeve më të mira, më të shpejta dhe më të sigurta për qytetarët”, deklaroi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.

Nga shuma totale, 7.4 milionë euro do të derdhen drejtpërdrejt në buxhetin shtetëror, ndërsa pjesa e mbetur e fondeve do të përdoret për projekte infrastrukturore përmes Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fluturime te reja nga fundi i tetorit shkupi dhe ohri lidhen me 10 qytete evropiane 68f38ef50422a
Lajmi i mëparshëm

Fluturime të reja nga fundi i tetorit: Shkupi dhe Ohri lidhen me 10 qytete evropiane

zgjedhjet lokale 99 te semure dhe 62 te burgosur votojne ne tetove 68f396b72c907
Lajmi i radhës

Zgjedhjet lokale/ 99 të sëmurë dhe 62 të burgosur votojnë në Tetovë

Të fundit nga

ShkoLartë