555301773 1847616572518293 5014224886172836858 n

Bashkim Ramosaj takim me punëtorët e arsimit në Deçan: Sot nderuam ata që çdo ditë na nderojnë

September 27, 2025
1 minut lexim

Në Komunën e Deçanit u mbajt një takim madhështor me punëtorët e arsimit, ku morën pjesë arsimtarë, drejtues institucionesh, donatorë, prindër dhe bashkëpunëtorë të shumtë.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e palodhur dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të mësimdhënësve në formimin e brezave të rinj.

“Me zemër plot mirënjohje, i falënderojmë të gjithë për punën e palodhshme, përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe ndikimin e tyre të çmuar në rrugëtimin arsimor të fëmijëve tanë. Sot, nderuam ata që çdo ditë na nderojnë me punën e tyre”, u shpreh Ramosaj.

Ky takim ishte një moment i veçantë për të vlerësuar dhe nderuar rolin e mësuesve dhe punëtorëve të arsimit në zhvillimin e shoqërisë dhe për të rikujtuar rëndësinë e bashkëpunimit mes shkollës, familjes dhe institucioneve lokale.

https://www.facebook.com/share/p/1B5KLhTnYb/

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

komuna e tetoves me aktivitet per te drejtat e grave kasami krenar me kontributin e grave ne institucionet publike 68d803512c6cc
Lajmi i mëparshëm

Komuna e Tetovës me aktivitet për të drejtat e grave, Kasami: Krenar me kontributin e grave në institucionet publike

e gjithe merita i takon rames bocitrafikantet shqiptare kane mbeshtetje politike 68d804b487a28
Lajmi i radhës

“E gjithë merita i takon Ramës”/ Boçi:Trafikantët shqiptarë kanë mbështetje politike

Të fundit nga

ShkoLartë