550342538 1846033479343269 2907912057878116390 n

Bashkim Ramosaj: Respekti për pensionistët është borxh mirënjohjeje, jo vetëm detyrim

September 25, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Deçanit dhe kandidati për mandat të ri nga radhët e AAK-së, Bashkim Ramosaj, sot ka zhvilluar një takim të ngrohtë me pensionistët, të cilët i quajti “brezi që me mund, sakrificë dhe dashuri ka ndërtuar themelin e shoqërisë sonë”.

Në këtë takim, Ramosaj theksoi se angazhimi i tij dhe i AAK-së mbetet i palëkundur për t’u ofruar pensionistëve respekt, përkujdesje dhe mbështetje të vazhdueshme. Ai shtoi se programi qeverisës përfshin edhe projektin madhor të ndërtimit të Shtëpisë për të Moshuarit në Deçan, një hapësirë moderne që synon të garantojë kujdes profesional dhe ambient të ngrohtë e dinjitoz për ta.

“Respekti për ta nuk është vetëm detyrim, është një borxh mirënjohjeje ndaj brezit që na dha gjithçka,” tha Ramosaj, duke vlerësuar kontributin e pensionistëve në ndërtimin e shoqërisë dhe duke garantuar se do të vazhdojë të jetë pranë tyre me vepra konkrete.

Takimi u mbyll me falënderime dhe mirëkuptim reciprok, duke shënuar edhe një herë lidhjen e fortë të kryetarit me këtë brez që gëzon respekt të veçantë në komunitetin e Deçanit.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

WhatsApp Image 2025 09 25 at 18.39.24
Lajmi i mëparshëm

Hapet Konsullata e nderit të Republikës së Kazakistanit në Kumanovë

554092992 1341825847303282 2594893555883417987 n
Lajmi i radhës

Në Kumanovë u mbajt panairi i zejeve dhe i ndërmarrjeve të vogla, me subvencionim për zejet tradicionale

Të fundit nga

ShkoLartë