554826119 1847029112577039 1349209416398211112 n

Bashkim Ramosaj: Mbështetje e fuqishme për AAK dhe kandidatin për këshilltar Adriatik Alaj në Drenoc

September 26, 2025
1 minut lexim

Në Drenoc, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dëshmoi edhe një herë përkrahjen e fuqishme të qytetarëve në prag të zgjedhjeve të 12 tetorit. Kandidati për kryetar të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, u mirëprit me entuziazëm nga banorët, të cilët rikonfirmuan mbështetjen e tyre për listën nr. 174.

Në fjalën e tij, Ramosaj falënderoi përzemërsisht qytetarët për besimin dhe vullnetin e madh, duke theksuar se kjo përkrahje do të shndërrohet në një fitore të bindshme në ditën e zgjedhjeve.

“Faleminderit për besimin dhe për vullnetin e madh që kjo përkrahje të rikonfirmohet edhe më fuqishëm më 12 tetor, ndaj Aleancës, ndaj meje si kryetar dhe ndaj Adriatik Alaj si anëtar i Kuvendit Komunal me numrin 20,” u shpreh Ramosaj.

Ai shtoi se mesazhi i Drenocit është i qartë: qytetarët janë të vendosur për të mbështetur Aleancën dhe për të kurorëzuar fitoren e saj më 12 tetor.

“Faleminderit nga zemra, Drenoc!”, tha Ramosaj, duke nënvizuar se Aleanca është e përkushtuar të flasë me punë dhe të sjellë ndryshime të prekshme për qytetarët.

https://www.facebook.com/share/p/1B4KMuxwB8/

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

556464620 122177752910556570 5146647510769708789 n
Lajmi i mëparshëm

Sotir Lukrovski: Karposhi gati për një kapitull të ri me vizion, rend dhe zhvillim

mustafa dauti dhe vlen shkrijne barrierat 21 shqiptare te punesuar ne dogane 6876424d30857
Lajmi i radhës

Mustafa Dauti: Merruni ju me shpifje dhe ofendime ne merremi me punë konkrete dhe me fakte

Të fundit nga

ShkoLartë