bashkim murtezi fuqia e bashkimit dhe vizionit e tejkalon kohen 68e01778b8576

Bashkim Murtezi: Fuqia e bashkimit dhe vizionit e tejkalon kohën

October 3, 2025
1 minut lexim

Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Bashkim Murtezi, ka ndarë një status pas vizitave të tij të fundit në Dibër, si dhe në lagjet Skenderbeu dhe Çerkez të Kumanovës, duke theksuar atmosferën e mbushur me energji pozitive dhe besim në ndryshim.

“Një ditë e mbushur me njerëz të mirë që nga Dibra e në lagjet Skenderbeu dhe Çerkez të Kumanovës, nuk është vetëm një kalendar i shënuar me takime, por një dëshmi se fuqia e bashkimit dhe e vizionit e tejkalon kohën,” shkroi Murtezi.

Ai shtoi se aty ku njerëzit bashkohen dhe shpirtrat lidhen, krijohet një energji e re e shpresës për të ardhmen:
“Aty ku shpirtrat lidhen, lind shpresa dhe forcohet rruga drejt së ardhmes.”

Në përfundim të statusit të tij, Murtezi theksoi përkrahjen që VLEN gëzon në terren:
“Një zë me njerëz të mirë që ja VLEN.”

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

iu zbulua tradhtia para botes gruaja fal ish drejtorin e astronomer i jep nje shans te dyte 68e013746ae5a
Lajmi i mëparshëm

Iu zbulua tradhtia para botës, gruaja fal ish-drejtorin e Astronomer, i jep një shans të dytë

albi qamili dere me dere per te ndare idete dhe vizionin per zhvillimin e qytetit 68e02495dbe58
Lajmi i radhës

Albi Qamili, derë më derë për të ndarë idetë dhe vizionin për zhvillimin e qytetit

Të fundit nga

ShkoLartë