bashkia vlore apel qytetareve kujdes nga stuhite dhe ererat e forta diten e premte 6a621c5051f86

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

July 23, 2026
1 minut lexim

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve dhe vizitorëve të tregojnë kujdes të shtuar.

Sipas njoftimit të bashkisë, territori i Vlorës mund të ndikohet nga reshje intensive, stuhi lokale dhe erëra të forta, të cilat mund të sjellin ndryshime të menjëhershme të kushteve atmosferike.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të shmangin lëvizjet e panevojshme, të mos qëndrojnë pranë pemëve apo strukturave të pasigurta dhe të tregojnë kujdes maksimal në zonat bregdetare, veçanërisht në plazhe dhe në det.

Gjithashtu, Bashkia Vlorë ka rikujtuar qytetarët që të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura, pyje, kullota apo pranë bimësisë së thatë, pasi temperaturat e larta dhe era favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve.

Qytetarëve u kërkohet të njoftojnë shërbimet e emergjencës për çdo situatë që mund të paraqesë rrezik.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kater vjet pas largimit te prokuroreve serbe kosova pergatit konkurs te ri 6a621bd36c968
Lajmi i mëparshëm

Katër vjet pas largimit të prokurorëve serbë, Kosova përgatit konkurs të ri

rrezohet nje helikopter ne ceki nje ushtar vdes e kater te tjere lendohen 6a621cb00a36f
Lajmi i radhës

Rrëzohet një helikopter në Çeki, një ushtar vdes e katër të tjerë lëndohen

Të fundit nga

ShkoLartë