bashkia e milanos shet san siron ja sa do te paguajne milani dhe interi per ta blere stadiumin legjendar 68db8be900744

Bashkia e Milanos shet “San Siron”, ja sa do të paguajnë Milani dhe Interi për ta blerë stadiumin legjendar

September 30, 2025
1 minut lexim

San Siro është gati t’u shitet Interit dhe AC Milanit, të cilët do të jenë në gjendje të punojnë në muajt e ardhshëm për ndërtimin e një stadiumi të ri në vendin e parkingut aktual dhe prishjen e pjesës më të madhe të stadiumit Meazza.

Këshilli i Qytetit të Milanos e mori vendimin vonë natën, pas një seance të gjatë që filloi në orën 16:30 dhe përfundoi në orën 03:50. Votimi, siç pritej, ishte shumë i ngushtë, 24 vota pro, 20 kundër. Shitja nuk është finalizuar ende, por do të finalizohet së shpejti, përveç nëse ka ndonjë surprizë të madhe nga bankat në 40 ditët e ardhshme.

Afati për nbylljen e procedurave është më 10 nëntor, ndërsa vlera që do të paguajnë dy klubet është 179 milionë euro.

Pagesa do të bëhet me këste, ndërsa do të nisin punimet së shpejti për ndërtimin e impiantit të ri që pritet të përfundojë në vitin 2031!


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vendet myslimane dhe fuqite evropiane e mbeshtetin planin e trumpit per gazen 68db8a332aafa
Lajmi i mëparshëm

Vendet myslimane dhe fuqitë evropiane e mbështetin planin e Trumpit për Gazën

agjenda e partive politike ne diten e shtatembedhjete te fushates per zgjedhjet lokale 68db910edec0e
Lajmi i radhës

​Agjenda e partive politike në ditën e shtatëmbëdhjetë të fushatës për zgjedhjet lokale

Të fundit nga

ShkoLartë