bashkeshortja e william walkerit shtrihet ne emergjencen e vitise kurti lutemi per shendetin e saj 696c02806df5a

Bashkëshortja e William Walkerit shtrihet në Emergjencën e Vitisë, Kurti: Lutemi për shëndetin e saj

January 17, 2026
1 minut lexim

Kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar se bashkëshortja e ambasadorit William Walker, është shtrirë në emergjencën e Vitisë.

Këtë njoftim, Kurti e bëri gjatë fjalimit të tij në Akademinë e “Flakës së Janarit” mbrëmjen e sotme në Gjilan.

“I bashkëngjitem urimeve për shëndetin e gruas së William Walker, e cila për shkak të një problemi shëndetësor, ndoshta edhe arrest kardiak, është duke u trajtuar në emergjencë në komunën e Vitisë dhe shpresojmë në rikuperim të plotë dhe të shpejtë të saj”, tha Kurti në fjalën e tij, kur ishte duke folur për kontributin e Ambasadorit Walker në denoncimin e Masakrës së Reçkaut.

Kurti theksoi se duhet të përkujtojmë rolin unik të ambasadorit William Walker, si dëshmitar dhe denoncues i Masakrës së Reçakut, si krim kundër njerëzimit, e pikërisht kjo deklaratë e ambasadorit Walker ia bëri të qartë botës të vërtetën për krimet shtetërore të Serbisë në Kosovë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vedat muriqi i afrohet mbappes le pas ferran torresin e barcelones 696c01743c461
Lajmi i mëparshëm

Vedat Muriqi i afrohet Mbappes, lë pas Ferran Torresin e Barcelonës 

tarifat e trump paralajmeron von der leyen rrezikohen marredheniet transatlantike dhe sovraniteti i groenlandes 696c0445ef452
Lajmi i radhës

Tarifat e Trump, paralajmëron Von der Leyen: Rrezikohen marrëdhëniet transatlantike dhe sovraniteti i Groenlandës

Të fundit nga

ShkoLartë