bashkeshortja e shpat kasapit rreqeth me mesazhin e saj e le roelin jetim o shpat 69275d350020d

Bashkëshortja e Shpat Kasapit rrëqeth me mesazhin e saj: E le Roelin jetim, o Shpat…

November 26, 2025
1 minut lexim

Selvije Jao, bashkëshortja e Shpat Kasapit, i cili ndërroi jetë papritur si pasojë e një ataku në zemër, ndan dhimbjen e saj për humbjen e tij.



Në një postim emocionues në rrjetet sociale, ajo tregon për vuajtjen, lodhjen dhe boshllëkun që la Shpati në jetën e familjes.

“Ndërrove jetë në krahët e mi, o jetë… Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentat në Itali, që ta çonim tek logopedët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di!

Sa të afërt kemi qenë, sa bashkëpunues në privatësinë tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk e prisja të dëgjoja Roelin duke të thirrur ‘babi’… Nuk e prisje ti, Shpat. Nxitove dhe na le vetëm, pa ty.

E le Roelin jetim, o Shpat… Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty, kur duart e tua duheshin më shumë se kurrë. Si t’ia shpjegoj Roelit që babi nuk është më?

Më thoje gjithmonë se do më doje deri sa vdekja të na ndante… por pse u ndave nga jeta në krahët e mi? Pse më këpute zemrën kështu, o jetë?

Inshallah të takohemi në Xhenet… Allahu të deshi pranë vetes, por unë mezi pres të zgjohem nga gjumi dhe të të kem këtu për ne”, shkruan ajo.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ukraina nuk do copetohet bashkimi europian mesazh trump jemi kunder dhenies se territoreve ne favor te rusise 69275a4518064
Lajmi i mëparshëm

“Ukraina nuk do copëtohet”, Bashkimi Europian mesazh Trump: Jemi kundër dhënies së territoreve në favor të Rusisë

ahmeti ja si funksionon buxheti i prishtines pergjegjesia eshte e perbashket jeta duhet me vazhdu me cerdhe shkolla e autobusa 69275f4f8f00e
Lajmi i radhës

Ahmeti: Ja si funksionon buxheti i Prishtinës, përgjegjësia është e përbashkët – jeta duhet me vazhdu me çerdhe, shkolla e autobusa

Të fundit nga

ShkoLartë