bashkepunimi i fakultetit juridik me akademine prestigjioze te nurembergut 693c9393809b8

Bashkëpunimi i Fakultetit Juridik me Akademinë prestigjioze të Nurembergut

December 13, 2025
1 minut lexim

Fakulteti Juridik i UP-së do të ketë një bashkëpunim të avancuar me Akademinë e Nurembergut (International Nuremberg Principles Academy) që përfaqëson një institucion unik, me reputacion ndërkombëtar dhe e vendosur në një vend historik ku është zhvilluar gjyqi i Nurembergut (Nuremberg, Gjermani), e fokusuar në avancimin e së drejtës penale ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut.

Dekani i fakultetit, Prof.Avni Puka me datë 10-12 dhjetor 2025 ka realizuar vizitë zyrtare në Nuremberg, me ftesë të Akademisë së Nurembergut, ku përveç pjesës së prezantimeve në forumin e saj, takimeve me stafin dhe studiues të përfshirë në punën e akademisë, dekani është pritur në një takim të veçantë nga Drejtori Prof.Christoph Safferling.

Bashkëpunimi me Akademinë e Nurembergut do të përfshijë realizimin e vizitave studimore, pjesëmarrjen e personelit akademik dhe studentëve në konferenca, aktivitete hulumtuese me nivel të lartë, forume, seminare, projekte hulumtuese dhe publikime në kuadër akademisë.

Në mënyrë të veçantë, bashkëpunimi do të fokusohet në mbështetjen e programit master në gjuhë angleze të Fakultetit Juridik “Human Rights, International Criminal Law and Transitional Justice”, përmes pjesëmarrjes së profesorëve nga Akademia e Nurembergut dhe Shkolla Juridike e Universitetit të Erlangenit në ligjërata dhe organizimin e vizitave studimore të studentëve të këtij programi në Nuremberg, si dhe mbështetjen e zhvillimit e avancimit të misionit të “Qendrës për Studimin e Gjenocidit, Holokaustit dhe Drejtësi Tranzicionale” që është themeluar pranë Fakultetit Juridik UP.

Në përgjithësi, puna e Akademisë së Nurembergut si institucion prestigjioz, mbështet luftën kundër pandëshkueshmërisë për krimet kryesore ndërkombëtare si: gjenocidi, krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krimi i agresionit. Fokusi dhe aktivitetet e Akademisë ndërtohen mbi trashëgiminë e Parimeve të Nurembergut, një trashëgimi e qëndrueshme nga gjyqi i Nurembergut dhe një simbol evokues i sundimit të ligjit dhe drejtësisë për krimet ndërkombëtare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bashkepunimi i fakultetit juridik me akademine prestigjioze te nurembergut 693c93935b27d
Lajmi i mëparshëm

Bashkëpunimi i Fakultetit Juridik me Akademinë prestigjioze të Nurembergut

olta dyshon se londrimi eshte xheloz per klodin pas afrimitetit me beniten ai i kunderpergjigjet me unazen qe ka marr dhurate prej tij 693c949201725
Lajmi i radhës

Olta dyshon se Londrimi është xheloz për Klodin pas afrimitetit me Benitën, ai i kundërpërgjigjet me unazën që ka marr dhuratë prej tij

Të fundit nga

Kurti: Le të mos lëshojmë pe…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka premtuar përkushtimin e Qeverisë për vazhdimin e punëve të mira dhe shërbimin ndaj të mirës së përbashkët. Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë sot me

Nuk ka preferencë

Lautaro Martinez, mes kampionatit dhe Champions League, nuk ka preferencë. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, kapiteni i Interit deklaroi: “Nuk zgjedh. Dua të shkoj deri në fund të të gjitha
ShkoLartë