bashkepiloti goditi me thike kapitenin izraeli dyshon per sulm terrorist ne avionin dubai tel aviv 6abcf810a1d7b

Bashkëpiloti goditi me thikë kapitenin, Izraeli dyshon për sulm terrorist në avionin Dubai-Tel Aviv

September 30, 2026
1 minut lexim

Qeveria izraelite po dyshon se incidenti i ndodhur të mërkurën në një avion që udhëtonte nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Izraelit mund të ketë qenë një tentativë për “sulm terrorist” nga njëri prej pilotëve.

Reuters, duke iu referuar dy zyrtarëve izraelitë, raporton se bashkëpiloti dyshohet se ka goditur me thikë kapitenin, para se ekuipazhi i kabinës të ndërhynte dhe të merrte kontrollin e avionit.

Avioni i kompanisë flydubai, që po udhëtonte nga Dubai drejt Tel Avivit, u detyrua të devijonte dhe të ulej në Arabinë Saudite, pasi transmetoi sinjale emergjence gjatë fluturimit.

Një zyrtar izraelit i kishte thënë më herët Reuters se sinjalet e emergjencës u aktivizuan pasi dy pilotët u përleshën fizikisht.

Avioni, me rreth 150 pasagjerë izraelitë sipas mediave izraelite, u ul në aeroportin e Tabukut, në veriperëndim të Arabisë Saudite. Të dy pilotët u dërguan në spital për shkak të lëndimeve.

Dy zyrtarët izraelitë, të cilët folën në kushte anonimiteti, thanë se vlerësimi aktual i Izraelit është se bëhej fjalë për një tentativë “sulmi terrorist” dhe jo për ndonjë problem të shëndetit mendor të pilotëve.

Ky nuk është rasti i parë kur një fluturim mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe është detyruar të ulet në Arabinë Saudite. Në shtator të vitit 2025, një fluturim i flydubai nga Dubai drejt Tel Avivit u ul në mënyrë emergjente në Riad për shkak të një incidenti mjekësor. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

takimi me ambasadorin e ri te shba se ministri hoxha forcim i partneritetit strategjik zgjerim i mundesive ne ekonomi dhe investime 6abcf7b10d050
Lajmi i mëparshëm

Takimi me Ambasadorin e ri të SHBA-së, ministri Hoxha: Forcim i partneritetit strategjik, zgjerim i mundësive në ekonomi dhe investime

patente pa dhene provimin per kamione e autobuse tre te denuar me burg 6abcfcd4ba2ec
Lajmi i radhës

Patentë pa dhënë provimin për kamionë e autobusë – tre të dënuar me burg

Të fundit nga

ShkoLartë