bashkejetese me vdekjen familja ne gaza jeton me bomben ne shtepi mund te shpertheje ne cdo moment 6905f4261dbd8

Bashkëjetesë me vdekjen/ Familja në Gaza jeton me bombën në shtëpi, mund të shpërthejë në çdo moment…

November 1, 2025
1 minut lexim

Nuk ka një vend tjetër se ku të shkojë, e për këtë arsye, një familje në Gaza ka zgjedhur të ndajë shtëpinë me bombën që ka zënë vend aty, e që mund të shpërthejë në çdo moment.

Bomba e madhe e ngulur në mur i ka bërë pjesëtarët e familjes Al-Hatto të jetojnë në frikë dhe pasiguri të vazhdueshme. Ata thonë se e gjetën bombën kur u kthyen në banesën e tyre të dëmtuar rëndë pas shpalljes së fundit të armëpushimit.

Bomba, e tipit Mark 84 (MK-84), është një predhë me rënie të lirë e aftë të rrafshojë blloqe të tëra ndërtesash.

“Shtëpia ime është shkatërruar. Jam i frikësuar sepse kam fëmijë. Mund të shpërthejë në çdo moment dhe të shkatërrojë shtëpinë tonë dhe të gjithë lagjen”, tha pronari i shtëpisë Muin al-Hatto.

Ai arriti të pastronte një pjesë të vogël të katit të sipërm në mënyrë që familja të mund të qëndronte përkohësisht atje, ndërsa kati me bombën është plotësisht i paarritshëm.

Muin ka kontaktuar vazhdimisht shërbimet përkatëse me një kërkesë për të hequr bombën, por deri më tani nuk ka marrë asnjë ndihmë.

“Jam i rraskapitur dhe po më mbaron koha. Po i kërkoj kujtdo që mund të vijë dhe ta largojë këtë bombë. Po jetoj me frikë”, tha ai.

Familja e tij ishte detyruar të ikte disa herë nga bombardimet, por të gjitha vendet ku ata u strehuan, u goditën gjithashtu.

Edhe fqinji i tij Hani al-Safedi paralajmëron se një shpërthim do të kishte pasoja katastrofike. Nëse shpërthen, e gjithë zona bëhet rrafsh me token thotë ai për bombën e kthyer tashmë në simbolin e dëshpërimit të banorëve të Gazës, për të cilët normaliteti duket një ëndërr e largët.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

serbia e shenon njevjetorin e incidentit vdekjeprures ne stacionin e trenit 6905f2732d6d1
Lajmi i mëparshëm

Serbia e shënon njëvjetorin e incidentit vdekjeprurës në stacionin e trenit

nga burgu tek qeverisja dhe martesa rama publikon video dedikim per fatos nanon 6905f732ecbbd
Lajmi i radhës

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

Të fundit nga

Mediat botërore shpërthejnë pas incidentit

Incidenti mes Vinícius Júnior dhe Gianluca Prestiani në ndeshjen mes Benfica dhe Real Madrid në UEFA Champions League ka shkaktuar reagime të forta në mediat ndërkombëtare, të cilat e kanë cilësuar episodin
ShkoLartë