basha viziton anetaret e aksidentuar te kqz se u ofron mbeshtetje 68f3ece1d082c

Basha viziton anëtarët e aksidentuar të KQZ-së, u ofron mbështetje

October 18, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, së bashku me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë vizituar të shtunën anëtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KQZ) që u aksidentuan në aksin rrugor Prishtinë–Ferizaj.

Kryeparlamentari Basha ka thënë se është thellësisht i tronditur nga lajmi për aksidentin ku janë lënduar pesë anëtarë të KQZ-së, të cilët po kryenin detyrat e tyre me përkushtim në kuadër të procesit zgjedhor.

“Thellësisht i tronditur për aksidentin e ndodhur ku u përfshinë pesë anëtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Ferizaj, të cilët po kryenin me përkushtim detyrat e tyre në kuadër të procesit zgjedhor. Së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, vizituam të lënduarit dhe familjarët e tyre për t’u ofruar mbështetjen tonë dhe për të parë nga afër gjendjen e tyre pas kësaj ngjarjeje të rëndë,” ka shkruar Basha në rrjetin e tij social.

Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Basha ka shprehur keqardhje të thellë për ngjarjen dhe ka uruar që të gjithë të lënduarit të shërohen sa më shpejt e të kthehen shëndosh në familjet e tyre.

“Jemi pranë tyre me gjithë mbështetjen institucionale dhe kujdesin njerëzor që këto momente e kërkojnë”, ka shtuar ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kastrioti eliminohet nga kupa evropiane 68f3ecd47d81b
Lajmi i mëparshëm

Kastrioti eliminohet nga Kupa Evropiane

spak po kerkon hetues thirrje per eksperte te antiterrorit krimit financiar doganave dhe mbikeqyrjes policore 68f3ed884840e
Lajmi i radhës

SPAK po kërkon hetues/ Thirrje për ekspertë të antiterrorit, krimit financiar, doganave dhe mbikëqyrjes policore

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë