basha priti ne takim ambasadorin e sllovenise ne kosove borut blaj 68c04a200363d

Basha priti në takim Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj

September 9, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Dimal Basha, mirëpriti në takim Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, z. Borut Blaj dhe Zëvendësambasadoren, znj. Milena Radenkovic.

Kryetari Basha gjatë takimit e uroi Ambasadorin Blaj për pozitën e tij dhe i uroi mirëseardhje në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit mes dy shteteve. Ai e falënderoi Ambasadorin Blaj dhe popullin e Sllovenisë për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë qeveria dhe populli slloven për Kosovën.

Në takim, Kryetari Basha e njoftoi ambasadorin për konstituimin e Kuvendit dhe rëndësine e lartë për funksionalizimin e institucioneve tjera. Ai njëkohësisht kërkoi mbështetje nga Sllovenia për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe për marrjen e statusit të kandidatit për Bashkimin Evropian, si dhe shprehu qëndrimin për domosdoshmërinë e largimit të masave që ndikojnë negativisht në zhvillimin dhe avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Gjithashtu, Kryetari Basha e theksoi nevojën për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes parlamenteve të të dy shteteve. Në këtë kontekst, ata u pajtuan që bashkëpunimi mes parlamenteve tona të ngritet në nivel më të lartë dhe të fokusohet në avancimin e çështjeve të përbashkëta, veçanërisht në fushat e integrimit evropian dhe zhvillimit ekonomik.

Ambasadori Blaj nga ana e tij rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Sllovenisë për Republikën e Kosovës, duke theksuar përkushtimin e Sllovenisë për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe për rolin pozitiv në rritjen e bashkëpunimit në rajon.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

juve inter hyn ne histori 68c04a13da8dc
Lajmi i mëparshëm

Juve–Inter hyn në histori

parlamenti i nepalit ne flake rritet numri i te vdekurve panik midis elites politike 68c04b33da059
Lajmi i radhës

Parlamenti i Nepalit në flakë, rritet numri i të vdekurve – panik midis elitës politike

Të fundit nga

Kosova

Kosova është me fat, ca politikanë hajna janë në agoni, duke dhënë shpirt për ta lënë Kosovën të ngrihet përsëri. Politikanët hajna, deri më tani Kosovën e kanë vjedhur, popullatën e kanë
ShkoLartë