Në Gjykatën Themelore të Prizrenit, sot Mihrije Daçaj e ka paditur kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha pas deklaratave të tij ku kishte krahasuar rastin e Astrit Deharit me viktimat e luftës nga Sllobodan Millosheviq.
Disa nga kërkesat që përfshinë kjo padi janë: Tërheqja e deklaratave nga Basha, kërkim falje publike ndaj familjarëve të viktimave të regjimit të Millosheviqit, kompensim për dëmin moral dhe material.
Avokati i këtij rasti, Gent Gjini tha se me këtë krahasim Basha të bërë ditë më parë ka ofenduar dhe ka prekur të gjitha familjet që kanë humbur familjarët e tyre gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ai theksoi se përmes kësaj padie po kërkojnë që Dimal Basha të mos mbaj poste publike.
Gjini: Deklarata e Bashkës banalitet, na ofendoi të gjithëve
“Ditë më parë në përvjetorin e Astrtit Deharit, Dimal Basha postin e lartë publik siç është posti i kryeparlamentarit ka bërë një krahasim dhe banalitet duke krahasuar krimin e regjimit serb të Sllobodan Millosheviqit të bërë ndaj popullatës shqiptare. Sepse ka thënë se rasti i Deharit peshon më shumë se krimet civile që ka bërë Milloshi ndaj shqiptarëve. Kjo na ka ofenduar na ka prekur dhe gjithë anëtarët e familjeve të cilët kanë humbur në kohë lufte civil të pafajshëm gra, pleq dhe fëmijë që në këtë rast është zonja Mihrije ne do ta dorëzojmë padinë dhe do të kërkojmë na gjykata që Dimal Basha të penalizohet dhe të merret një vendim që i njëjti të tërheqë fjalën dhe t’u kërkoj falje viktimave të luftës, të mos përfaqësoj post publik se nuk është i denjë”, tha ai.
Kryeparlamentari, Dimal Basha pasi kishte bërë homazhe tek varri i aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari kishte thënë se ajo që i ka ndodhur Astrit Deharit është më e keqe se çfarë iu ka ndodhur shqiptarëve nën regjimin e Millosheviqit.
Burimi: botasot.info


