basha mizorite e se kaluares nuk guxojne te perseriten kurre 6939e986d68e5

Basha: Mizoritë e së kaluarës nuk guxojnë të përsëriten kurrë

December 10, 2025
min lexim

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, mori pjesë në hapjen e ekspozitës “E vërteta, kujtesa, drejtësia”, organizuar në ambientet e Kuvendit nga Presidenca e Kosovës. 

Kryetari Basha në një shënim të tij vlerësoi se kjo ekspozitë solli sot para syve rrugën e dhimbshme të popullit tonë, nga vuajtjet e të burgosurve politikë deri te mizoritë e luftës së viteve 1998–1999.

Ekspozita, e organizuar nën patronatin e Ppresidentes Osmani, në kuadër të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, si dhe në bashkëpunim me Institutin për Krimet e Kryera gjatë Luftës, siç tha kryetari Basha, përmes dokumenteve, materialeve arkivore dhe rrëfimeve të mbledhura me përkushtim, na riktheu te periudha e errët e historisë sonë, ku njerëzit u persekutuan, u torturuan dhe u privuan nga liria vetëm pse kërkonin të jetonin të lirë në vendin e tyre.

“Në këtë ekspozitë pata nderin të jem së bashku me Presidenten Osmani dhe Kryeministrin Kurti. Rikujtuam përgjegjësinë tonë si institucione dhe shoqëri për të ruajtur të vërtetën, për të nderuar viktimat dhe për të mos lejuar që dhimbja e tyre të harrohet. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit dhe Dinjitetit të Viktimave të Krimit të Gjenocidit dhe Parandalimit të këtij Krimi, qëndruam para dëshmive të gjenocidit dhe mizorive të kryera gjatë viteve 1998–1999, të cilat na kujtojnë se lufta nuk ishte vetëm histori e përballjes së armatosur, por histori njerëzish të pafajshëm: të burgosur politikë që i paraprinë lirisë sonë, familje të tëra të zhdukura, gra e fëmijë që pësuan dhunë dhe terror vetëm pse ishin shqiptarë. Këto histori janë plagë të hapura, por edhe dëshmi të së vërtetës sonë kolektive”, ka thënë Basha, njofton Kuvendi i Kosovës.

Duke nderuar të gjithë ata që humbën jetën, ata që u flijuan nëpër burgje dhe ata që mbijetuan për të treguar të vërtetën, ka shtuar ai, riafirmohet angazhimi për një të ardhme që ndërtohet mbi kujtesë, drejtësi dhe paqe. 

“Sepse mizoritë e së kaluarës nuk guxojnë të përsëriten kurrë, dhe e vërteta jonë nuk guxon të heshtë”, ka theksuar tutje kryeparlamentari Dimal Basha.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

publikohen foto te reja te kometes nderyjore qe i afrohet tokes 6939e984a9f72
Lajmi i mëparshëm

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

zemerimi nuk ndalet ne sofje protestat kunder qeverise perfshijne gjithe vendin 6939e9974fcda
Lajmi i radhës

Zemërimi nuk ndalet në Sofje, protestat kundër qeverisë përfshijnë gjithë vendin

Të fundit nga

ShkoLartë